KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » QUINT-i dhe BE reagojnë pas moscertifikimit të Listës Serbe: Minim i parimeve të demokracisë
Politikë

QUINT-i dhe BE reagojnë pas moscertifikimit të Listës Serbe: Minim i parimeve të demokracisë

Kosova News
Kosova News 18:23 -22/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Shtetet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian e kanë cilësuar minim të parimeve të demokracisë pengimin e partive të komuniteteve pakicë nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Një ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e certifikoi Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Me dy vota për, dy kundër dhe shtatë abstenime, certifikimi u refuzua, pasi paraprakisht anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ publikuan dokumente që tregojnë se kandidatë të Listës Serbe për kryetarë komunash apo asamblistë, mbajnë pozita në organet paralele të Serbisë në Kosovë. E të premten, kjo parti paralajmëroi ankesë në PZAP.

Në një reagim të premten, ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Zyra e BE-së në Kosovë kanë shprehur shqetësim për “përpjekjet nga akterë politikë për ta kufizuar konkurrencën mes partive politike që përfaqësojnë komunitetet joshumicë, para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit”.

“Çdo veprim i tillë për t’i përjashtuar disa komunitete minon parimet demokratike dhe dëmton besimin ndaj institucioneve të Kosovës”, thuhet në reagim.

- Reklamë -

QUINT-i ka thënë se pret që Qeveria në largim dhe partitë tjera të përmbahen nga hapat e mëtejmë që pengojnë regjistrimin e partive. Po ashtu u është bërë thirrje partive të prekura nga vendimet që të ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresave.

Lista Serbe nuk u certifikua, ndonëse e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, paraprakisht ka shprehur shqetësim me veprimet që, siç tha, t’u pamundësohet disa partive serbe pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. 

Pas takimit që e ka pasur të enjten pasdite me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ajo ka thënë se tendenca të tilla janë shfaqur nga Kurti dhe partia që ai e drejton, Lëvizja Vetëvendosje.

“Ngrita shqetësimet tona që kuptojmë se kryeministri në detyrë dhe Lëvizja Vetëvendosje po e shqyrtojnë t’i përjashtojnë disa nga partitë politike nga pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme lokale. Të jemi të qartë, besojmë që të gjithë qytetarët e Kosovës duhet ta kenë mundësinë e plotë t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre”, ka thënë Prattipati.

Diplomatja amerikane ka bërë të ditur se SHBA-ja është duke e vëzhguar këtë çështje. 

“Është shumë me rëndësi që serbët e Kosovës të përfshihen në këtë proces dhe jemi të shqetësuar për çdo tentim që i kufizon zgjedhjet e tyre. Ia kam bërë të qartë këto pika kryeministrit në detyrë dhe e kam nënvizuar vëmendjen e SHBA-së për këtë çështje”, ka thënë ajo.

Prattipati e ka përsëritur të njëjtën thirrje, edhe në takimet që në javën e fundit ka pasur me përfaqësues të subjekteve të tjera politike.

Çështja e Listës Serbe është rikthyer si temë të mërkurën në Kuvend, pasi dështoi zgjedhja e kryeparlamentarit në vazhdimin e seancës. Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje i akuzuan partitë oponente për votim të koordinuar me Listën Serbe kundër të propozuarve për kryeparlamentar.

Deputeti Hekuran Murati deklaroi se partitë e tjera kanë raporte të mira me Listën Serbe dhe se ato do të kontribuojnë në certifikimin e saj për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale.

E, vendim i ngjashëm për moscertifikim ishte marrë në KQZ edhe në zgjedhjet nacionale që u mbajtën në shkurt, por vendimi është përmbysur pas ankesës në instanca më të larta.

Lista Serbe është partia kryesore e serbëve të Kosovës. Ajo mban lidhje të forta me Serbinë, ndërkaq zyrtarë të saj që zgjidhen në institucione të Kosovës në shumë raste kanë mbajtur edhe funksione në institucionet paralele të Serbisë, që funksionojnë ilegalisht në Kosovë.

Nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, e mori përgjegjësinë për sulmin terrorist të organizuar në 2023-tën në Banjskë të Zveçanit, e në të cilin morën pjesë rreth 50 persona të armatosur. Pas sulmit, ai dha dorëheqje nga partia dhe ndodhet në Serbi.

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Kosova News 22/08/2025 22/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?