Një aksident trafiku ka ndodhur rreth gjysmë ore më parë në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, në segmentin në fshatin Sllatinë të Fushë-Kosovës.Sipas një qytetari, në këtë aksident janë të përfshira 3 automjete.
Në këtë aksident ka disa persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes janë njësitë e Policisë. Lidhur me rastin është kontaktuar Policia dhe është në pritje të detajeve. Kjo është foto nga vendi i ngjarjes, e dërguar nga një qytetar./Kallxo.com



