KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Projekti për sheshin “Xhorxh Bush” pa leje, Çeku: Gjykata na dha të drejtë për herë të dytë radhazi
Politikë

Projekti për sheshin “Xhorxh Bush” pa leje, Çeku: Gjykata na dha të drejtë për herë të dytë radhazi

Kosova News
Kosova News 14:22 -19/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, njëherësh edhe kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës për të dytën herë me radhë në lidhje me sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Sipas Çekut, gjykata ka refuzuar përsëri kërkesën e Komunës së Prishtinës për pezullimin e vendimit të Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore përcjell KosovaNews.

“Provuan një herë, dështuan. Provuan për së dyti, prapë e morën të njëjtën përgjigje nga gjykata: REFUZOHET si e pabazuar kërkesa e Komunës së Prishtinës,” ka shkruar Çeku në një postim publik.

Ai theksoi se bëhet fjalë për një projekt që ka shkelje të shumta ligjore dhe se Ministria ka qenë konsistente në qëndrimin e saj që nga fillimi.

“Nga fillimi ju kemi treguar që janë duke e shkelur ligjin me dy këmbë. Por ata vazhduan me qasjen e tyre shpërfillëse, e për më keq, na akuzuan për bllokim,” shtoi Çeku.

Ministri në detyrë deklaroi se projekti i Komunës nuk ka kaluar nëpër procedurat e nevojshme ligjore.

“Nuk i morën lejet e nevojshme, nuk i konsultuan banorët, nuk i zgjidhën çështjet pronësore, lidhën kontratë të kundërligjshme, gjykata dy herë ua refuzoi kërkesën për pezullim”, tha ai.

Çeku theksoi se zgjidhjet për Prishtinën duhet të jenë të ligjshme dhe të bazuara në vizion të qartë zhvillimor.

“Zgjidhjet e qëndrueshme për Prishtinën do të nisin pas 12 Tetorit. Me vizion zhvillimor dhe me ligjshmëri të plotë”, ka shkruar ministri në detyrë, njëherit kandidati i LVV-së për kryetar të ardhshëm të Prishtinës.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Kosova News 19/08/2025 19/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?