KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Harroi që mikrofoni ishte i ndezur, Trump dëgjohet duke i thënë Macronit se Putini dëshiron të arrijë marrëveshje për shkak të tij
Botë

Harroi që mikrofoni ishte i ndezur, Trump dëgjohet duke i thënë Macronit se Putini dëshiron të arrijë marrëveshje për shkak të tij

Kosova News
Kosova News 12:15 -19/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duket se kishte harruar apo nuk ishte i vetëdijshëm që mikrofoni ishte i ndezur dhe u regjistrua duke i  thënë presidentit francez, Emmanuel Macron, se mendon që presidenti rus, Vladimir Putin, “dëshiron të bëjë një marrëveshje”.

Biseda midis dy udhëheqësve botërorë u zhvillua përpara takimit shumëpalësh në Shtëpinë e Bardhë.

Trump u dëgjua në mikrofon pasi pati një takim me Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale dhe po shkonte për bisedime me udhëheqësit evropianë.

“Mendoj se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje”, i pëshpëriti Trump Macronit në Dhomën Lindore.

“Mendoj se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje për mua, e kupton këtë? Sa e çmendur që tingëllon”, shtoi Trump.

Presidenti amerikan besohet se e ka ndërprerë takimin e tij me Zelenskyn dhe udhëheqës të tjerë evropianë për të telefonuar Putinin.

Një burim i tha CNN se udhëheqësit evropianë nuk ishin të pranishëm për diskutimin e Putinit dhe Trumpit.

Biseda me udhëheqësit evropianë ishte planifikuar të vazhdonte pas telefonatës me Putinin, siç raportohet nga gazeta gjermane Bild.

Ndërkohë, Trump foli hapur për bisedën e tij me Putinin në një postim në Truth Social.

“Pata një takim shumë të mirë me të ftuarit e shquar, presidentin Volodymyr Zelensky të Ukrainës, presidentin Emmanuel Macron të Francës, presidentin Alexander Stubb të Finlandës, kryeministren Giorgia Meloni të Italisë, kryeministrin Keir Starmer të Mbretërisë së Bashkuar, kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Friedrich Merz, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Shtëpinë e Bardhë, i cili përfundoi me një takim të mëtejshëm në Zyrën Ovale”, shkroi ai.

“Gjatë takimit diskutuam Garancitë e Sigurisë për Ukrainën, të cilat garanci do të ofroheshin nga vendet e ndryshme evropiane, në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të gjithë janë shumë të lumtur për mundësinë e paqes për Rusinë/Ukrainën”, shtoi Trump.

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 19/08/2025 19/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit
23:04 -13/07/2026
Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin
21:26 -13/07/2026
Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
19:49 -13/07/2026
Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve
19:43 -13/07/2026
Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë
19:06 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?