Presidenti amerikan, Donald Trump, takon homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë për të folur për përfundimin e luftës ruse në Ukrainë. Trump, nuk e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Ukrainë.
Në mesin e liderëve evropianë që do t’i bashkohen takimit në Uashington janë Keir Starmer i Britanisë, Friedrich Merz i Gjermanisë dhe Emmanuel Macron i Francës.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i takoi liderët kryesorë evropianë, për t’i bashkërenduar qëndrimet para takimit me presidentin amerikan, Donald Trump, në Uashington. Ai tha se mbështet synimet e Trumpit për “zgjidhje diplomatike”.
Sipas të dërguarit të posaçëm amerikan, Steve Witkoff, Putini është pajtuar t’i lejojë SHBA-në dhe aleatët evropianë të ofrojnë garanci të sigurisë për Ukrainën.
Në prag të takimit, Zelensky tha se sulmet ruse vranë 10 njerëz në qytetet ukrainase


