KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ujëvarat e Mirushës, amfiteatri natyror që po i reziston thatësirës
Ekonomi

Ujëvarat e Mirushës, amfiteatri natyror që po i reziston thatësirës

Kosova News
Kosova News 21:35 -16/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kanionet e thella, ngjyrat e gurëve të skalitura nga koha dhe shtrati gjysmë i thatë krijojnë atmosferë të qetë dhe mahnitëse, si një amfiteatër natyror.

I nxehti rekord dhe thatësirat ekstreme të këtij viti në Kosovë kanë lënë pa rrjedhi uji Ujëvarat e Mirushës që shtrihen në pjesën qendrore të vendit, përkatësisht në anën lindore të Rrafshit të Dukagjinit.

Pavarësisht kësaj, relievi shkëmbor i ujëvarave mahnit me madhështinë natyrore.

Kanionet e thella, ngjyrat e gurëve të skalitura nga koha dhe shtrati gjysmë i thatë krijojnë atmosferë të qetë dhe mahnitëse, si një amfiteatër natyror.

Kanionet ku rrjedh lumi Mirusha, i cili me kalimin e kohës ka krijuar një seri liqenesh të lidhura me njëra-tjetrën përmes ujërave të larta që shkojnë deri në 21 metra, ka krijuar fenomenin morfo-hidrologjik që i bënë atraktiv kanionet për turizëm dhe freskim gjatë verës.

Janë gjithsej 12 ujëvara me radhë që lidhen me njëra-tjetrën dhe të cilat ndryshojnë për nga forma dhe madhësia në bazë të pozicionit, me ç’rast, liqeni i fundit, ose ai që është më poshtë për nga lartësia mbidetare, është më i gjeri.

Pikërisht tek ky liqen janë ngritur edhe disa restorante të vogla dhe kamp-shtëpiza nga qytetarë të vendit dhe të huaj, për shkak se edhe është më lehtë i qasshëm për automjete dhe këmbësorë. Ky liqen ka thellësi mbi 5 metër dhe një gjerësi rreth 50 metërshe.

Turistë nga Arabia Saudite, Gjermania, Franca dhe vende tjera evropiane, janë bërë vitet e fundit frekuentues të rregullt të Ujëvarave të Mirushës.

Art Limani, i cili erdhi nga qyteti i Prizrenit për herë të dytë tek Ujëvarat e Mirushës, thotë për Anadolu se këtë herë nuk u ndje dhe aq mirë kur pa që ujëvarat kishin ndalur rrjedhën.

“Kësaj here kur erdha u befasove që nuk ka rrjedhë të ujit në ujëvarë ngase siç e kuptova kjo ka ndodhur për shkak të thatësisë. U dëshpërova pak, mirëpo ç’të bëjmë”, thotë qytetari nga Prizreni i cili shton se më shumë preferon që thjesht të freskohet në këtë vend pa u futur në ujë për t’u larë.

Edhe Vedat Hyseni nga qyteti i Vushtrrisë, i cili jeton në Gjermani, erdhi me familje tek ujëvarat. Hyseni madje bëri edhe xhiro me varkën e gomës në liqenin më të madh të ujëvarave.

“Vendi është shumë i bukur, mirëpo pak problem me mungesë të rrjedhës së ujit. Kam ardhur me familje dhe kjo është hera e dytë për mua këtu”, thotë ai.

Gjithë Ujëvarat e Mirushës shtrihen në një sipërfaqe prej 598 hektarësh./Anadolu Agency

Gjithashtu lexoni:

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

Kosova, drejt heqjes së tarifave roaming me BE-në

KEDS-i gjobitet me 65 mijë euro për njehsorët e skaduar

​Policia apel qytetarëve: Krimet e luftës raportoni në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës

Qeveria miraton dhënien me qira të një pjese të pronës publike në Reçak për shfrytëzimin e gurit gëlqeror

Kosova News 16/08/2025 16/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?