Një grup prej 23 profesorësh të ekonomisë nga SHBA dhe Evropa, përfshirë disa nga emrat më të njohur me që kanë fituar Çmim Nobel, i kanë dërguar një letër të hapur qeverisë izraelite duke e akuzuar për politika çnjerëzore që po thellojnë urinë masive në Rripin e Gazës, transmeton KosovaNews.
Mes nënshkruesve janë Daron Acemoğlu, Angus Deaton, Esther Duflo, Claudia Goldin, Joseph Stiglitz dhe figura të tjera të rëndësishme të ekonomisë botërore.
Përmes letrës, ata dënojnë ashpër planin e ashtuquajtur të “qytetit humanitar”, ku me mijëra palestinezë do të detyroheshin të mbyllen në një zonë të kufizuar, duke u mohuar lirinë e lëvizjes dhe dinjitetin themelor.
Në letër kërkohet ndalimi i menjëhershëm i çdo politike që prodhon uri dhe mjerim, rikthimi i furnizimeve me ushqim e ndihma mjekësore, si dhe heqja dorë nga çdo plan që synon kufizimin e popullsisë.
Po ashtu, kërkohet që Izraeli të pranojë zyrtarisht respektimin e të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar.
Sipas të dhënave të OKB-së, një e treta e popullsisë së Gazës, mbi 700 mijë njerëz, kanë mbetur pa ushqim për ditë të tëra, ndërsa çmimet e ushqimeve bazë janë rritur dhjetëfish vetëm në tre muajt e fundit.
“Shndërrimi i njerëzve në objekte për t’u kontrolluar dhe jo si qenie me të drejtë për jetë të denjë, është paturpësi dhe poshtërim i hapur,” thuhet në letër.
/KosovaNew


