Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se planifikon të takohet me Donald Trump në Uashington të hënën, menjëherë pas samitit të këtij të fundit me Vladimir Putinin, transmeton KosovaNews.
“Ukraina riafirmon gatishmërinë e saj për të punuar me përpjekje maksimale për arritjen e paqes,” tha Zelensky të shtunën në një postim në platformën X.
Lexo po ashtu:
Ai shtoi se Ukraina mbështet propozimin e presidentit Trump për një takim trepalësh mes Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë.
“Ukraina thekson se çështjet kryesore mund të diskutohen në nivel liderësh, dhe një format trepalësh është i përshtatshëm për këtë,” u shpreh Zelensky./KosovaNews/
We had a long and substantive conversation with @POTUS. We started with one-on-one talks before inviting European leaders to join us. This call lasted for more than an hour and a half, including about an hour of our bilateral conversation with President Trump.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 16, 2025
Ukraine reaffirms… pic.twitter.com/64IPVhtFaB
Lexo po ashtu:


