KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » As “deal”, as detaje, 1:0 për diktatorin rus: reagimet e para pas samitit Trump – Putin
Botë

As “deal”, as detaje, 1:0 për diktatorin rus: reagimet e para pas samitit Trump – Putin

Kosova News
Kosova News 09:27 -16/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

❗ Portali informativ ukrainas në gjuhën angleze Kyiv Independent kështu e sheh takimin në Alaskë:

«E neveritshme. E turpshme. Dhe, në fund të fundit, e padobishme. Në ekranet tona u prit si mbret në vendin e lirisë një diktator dhe kriminel lufte me duar të përgjakura – ndërsa dronët e tij po drejtoheshin drejt qyteteve tona».

❗ Chuck Schumer, udhëheqësi i pakicës demokrate në Senatin amerikan, shkroi në platformën X: «Në pamje të parë duket sikur Trump i dha Putinit legjitimitet, një skenë globale, nuk kërkoi asnjë llogaridhënie dhe në këmbim nuk mori asgjë».

❗ Në rrugët e qytetit pati pak protesta, për Trumpin, por sidomos kundër Trumpit dhe kundër Putinit, shkruan gazeta zvicerane Tages Anzeiger. Demonstruesit kishin sjellë flamuj ukrainas dhe pankarta ku shkruhej «Alaska qëndron në krah të Ukrainës» ose «Diktatorët nuk janë të mirëpritur». Rreth tre orë pas fillimit të bisedimeve të tyre me dyer të mbyllura, Trumpi dhe Putin u shfaqën secili pas një podiumi, pranë flamurit amerikan dhe atij rus. Midis tyre qëndronte motoja «Pursuing peace» («Duke ndjekur paqen») – por për paqe nuk mund të bëhej fjalë.

- Reklamë -

❗ Ish-kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Wolfgang Ischinger, shkroi në X se samiti ishte një zhgënjim. «Putin mori qilimin e kuq, Trump përkundrazi nuk mori asgjë. 1:0 për Putinin».

❗ Gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung komenton: «Putini është i durueshëm, ai mund të jetojë me këtë. Për të, samiti i Alaskës përbënte sidoqoftë një triumf krejt të pamundshëm. Ai, krimineli i luftës i kërkuar dhe i përbuzur, u nderua dhe u përkëdhel nga njeriu më i fuqishëm në botë. Jo vetëm për njerëzit në Ukrainë, të cilët prej tre vitesh e gjysmë janë viktima të terrorit putinian, pamjet nga Anchorage duhet të kenë qenë një torturë. Por edhe për këdo që beson se mbetet krim të pushtosh vendet fqinje dhe se kufijtë duhet të respektohen. Anchorage nuk do të hyjë në histori si një Jaltë e re, por sigurisht si një skenë e ligësisë dekurajuese».

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin

Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin

Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal

Begaj ngushëllon familjet e dy të rinjve nga Kosova që u mbytën në Shëngjin

Kosova News 16/08/2025 16/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?