Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u takuan pas 7 vitesh.
Pas takimit që zgjati rreth 3 orë, një foto e publikuar nga Shtëpia e Bardhë u bë temë e diskutimit.
Në fotografi shihet presidenti Trump duke ia ngritur gishtin Putinit, një moment që u interpretua si përpjekje për të treguar epërsi, përcjell KosovaNews.
Takim historik në Alaskë
Dy liderët u bënë bashkë në Anchorage të Alaskës, në Bazën Ajrore Elmendorf.
Fillimisht mbërriti aeroplani presidencial “Air Force One” me Trump-in, e më pas zbriti edhe avioni i Putinit.
Atmosferë e ngrohtë në pritje
Trump e priti Putinin mbi qilimin e kuq me duartrokitje, një gjest që u cilësua si i veçantë. Të dy shfaqën një qasje të afërt, gjë që ra në sy të mediave ndërkombëtare.
Putin nuk ra në grackë
Sipas mediave ruse, gjuha e trupit të Putinit tregoi se ai nuk ra pre e “taktikave” të Trump-it, si shtrëngimi i fortë i dorës apo përpjekja për ta tërhequr drejt vetes.

Fotoja që bëri bujë gjithandej botës
Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte një foto e publikuar nga Shtëpia e Bardhë pas takimit.
Në imazh shihet presidenti Trump duke ia bërë me me gisht Putinit, skenë kjo që u komentua si përpjekje për të vendosur epërsi ndaj liderit rus.

Ky moment u regjistrua si një nga çastet më të spikatura të samitit historik në Alaska./KosovaNews/


