KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti në meshën solemne për kremtimin e festës së Zojës së Bekuar, bën thirrje të përhershme për paqe, pajtim dhe hapje të zemrës ndaj njëri-tjetrit
Politikë

Kurti në meshën solemne për kremtimin e festës së Zojës së Bekuar, bën thirrje të përhershme për paqe, pajtim dhe hapje të zemrës ndaj njëri-tjetrit

Kosova News
Kosova News 16:12 -15/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

İKryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në meshën solemne me rastin e kremtimit të festës së Zojës së Bekuar, që u mbajt në shenjtëroren e Ipeshkvisë së Kosovës në Letnicë, të komunës së Vitisë.

Në këtë ditë kremteje, kryeministri e cilësoi Letnicën si vend lutjeje dhe bashkimi për të gjithë njerëzit, një vend ku gjendet qetësia shpirtërore, duke theksuar se para kësaj trupore janë përkulur breza të tërë, pa dallim feje apo kombi, apo krahine – kroatë, shqiptarë katolikë e myslimanë, shkupjanë e shkodranë, romë, ortodoksë serbë e maqedonas, agnostikë, ateistë dhe shumë të tjerë – për t’u lutur me përulësi.

Ai tha se famullia e Letnicës është një pasuri e madhe historike për Kosovën dhe më gjerë, derisa potencoi se bartja e trupores së “Zonjës së Bekuar”, nga Shkupi dhe vendosja e saj në Letnicë, aty ku ndodhet edhe sot, u bë simbol i bashkimit, shpresës dhe besimit të palëkundur.

Sot nuk jemi thjesht pjesëmarrës në një festë, tha më tej ai, por jemi pjesë e një familjeje të madhe shpirtërore, të bashkuar në Letnicë nga dashuria për Zojën Mari, Nënën e Jezusit. Andaj, tha se nga ky vend duhet të lëshojmë një thirrje të përhershme për paqe, pajtim dhe hapje të zemrës ndaj njëri-tjetrit.

“Zoti e bekoftë Letnicën, dhe ndërmjetësinë e Zojës së Madhe, Kosovën tonë dhe të gjithë ata që me besim të plotë vizitojnë këtë tokë të shenjtë. Amen”, tha në fund të fjalës kryeministri Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Sorensen dhe Kurti diskutojnë për dialogun dhe kthimin e gjyqtarëve serbë në institucione

Kosova News 15/08/2025 15/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?