KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kujdesi për pacientët, Onkologjia dhe Emergjenca pranojnë donacion të rëndësishëm
Shëndetësi

Kujdesi për pacientët, Onkologjia dhe Emergjenca pranojnë donacion të rëndësishëm

Kosova News
Kosova News 12:04 -14/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar sot një donacion të pajisjeve mjekësore nga organizata jo-qeveritare “Cicat”, i cili synon përmirësimin e kushteve të trajtimit dhe rritjen e kapaciteteve për menaxhimin e rasteve.

Pajisjet përfshijnë dy aparatura për ngrohjen e gjakut dhe disa karroca për bartjen e barnave.

Themeluesja e organizatës, Ermira Murati u shpreh e lumtur sepse kanë realizuar një donacion të rëndësishëm për klinikën.

“Sot është një ditë shumë e veçantë për ne sepse kemi realizuar një donacion shumë të rëndësishëm për Klinikën e Onkologjisë dhe Emergjencën. Ky donacion është rezultat i një bashkëpunimi shumë të mirë që kemi pasë gjatë rezidencës artistike që është mbajte tre ditë vitin e kaluar në kuadër të festivalit shliroj cicat, ku artistët kanë qenë të jashtëzakonshëm dhe automatikisht kjo është rezultat i të gjithë angazhimit të tyre që ka sjellë këtë donacion, por njëkohësisht duhet të japim një falënderim shumë të veçantë për komunitetit zyrtar në Zvicër për zemërgjerësinë e tyre, për mirënjohjen, për bashkëpunimin dhe për mikpritjen e jashtëzakonshme që kemi përjetu. Kemi pasur përpjekje intenzive për të qenë me 4 shkurt në Cyrih për ta realizuar ankandin, një punë intenzive prej anëtarëve të bordit, duke fillu nga Ridvan Ademit, prej Kaltrina Ajetit, me njëmend një angazhim shumë i çmueshëm dhe me një rezultat shumë të mirë”, tha ajo.

- Reklamë -

Dorëzimi është bërë në ambientet e QKUK-së, tek Klinika e Onkologjisë ku janë vlerësuar përfitimet që ky investim sjell në sektorin e përfshirë. Me këtë rast është theksuar se pajisjet e reja do të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së trajtimit dhe rritjen e mundësive për ndërhyrje të shpejta në raste emergjente. Sipas drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurteshi, këto pajisje do të përdoren për të lehtësuar punën e stafit mjekësor dhe për të ofruar shërbime më efikase për pacientët me diagnoza të rënda. Duke lehtësuar kështu edhe shpenzimet për familjarët.

“E falënderoj organizatën në fjalë për këtë të mirë që e ka bërë dhe për këtë donacion të cilën Klinika e Onkologjisë e mirëpret dhe është në vazhdën e donacioneve që klinika fiton nga shoqatat e ndryshme, shoqëria civile dhe njerëz të vullnetit të mirë që pacientët tanë në Klinikën e Onkologjisë përpos trajtimeve që bëhen dhe investimeve të shumta nga Ministria e Shëndetësisë, SHSKUK, të mirren dhe disa donacione të cilat e lehtësojnë punën e infermierëve tanë dhe e bëjnë trajtimin më të çasshëm”, tha Kurtishi.

Ky hap shihet si pjesë e një procesi më të gjerë modernizimi të infrastrukturës mjekësore, me fokus në përmirësimin e shërbimeve në fushat ku nevoja është më e theksuar

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

Luan Aliu falënderon qytetarët për mbështetjen: Shihemi nesër pas orës 19:00 për të festuar fitoren që e ndërtuam bashkë

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Kosova News 14/08/2025 14/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?