Personi që u vra sonte në fshatin Hajvali të Prishtinës raportohet të jetë 41-vjeçari Muhamet Matoshi.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku sipas informacioneve të para, viktima është qëlluar me armë zjarri dhe nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.
Policia e Kosovës ka rrethuar zonën dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme, ndërkohë që hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit po vazhdojnë.
Ende nuk ka të dhëna zyrtare lidhur me motivin e vrasjes./ KosovaNews


