KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aktakuzë ndaj një personi për fajde dhe organizim të bixhozit të paligjshëm
Lajme

Aktakuzë ndaj një personi për fajde dhe organizim të bixhozit të paligjshëm

Kosova News
Kosova News 12:05 -08/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit F.Sh., i cili ndodhet në paraburgim që nga data 9 dhjetor 2024, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale: “Fajdeja” dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Sipas aktakuzës, nga shtatori 2023 deri në dhjetor 2024, i pandehuri ka dhënë para me fajde viktimës A.Z., duke përfituar shuma të mëdha përmes interesave të paligjshme. Për shembull:

Në prill 2024, i dha 10,000 euro me interes prej 15%; në qershor 2024, i dha 5,000 euro me kamatë prej 3,000 euro për vetëm 6 javë; po në qershor, një shumë tjetër prej 10,000 euro  me 18% interes; në korrik, 2,000 euro me kamatë prej 20%; ndërsa në gusht, edhe 10,000 euro  të tjera me 15% interes.

“Më 9 dhjetor 2024, në fshatin Shirokë të Suharekës, i pandehuri u kap në flagrancë nga Policia e Kosovës duke marrë 5,000 euro nga viktima si pagesë për kamatat e papaguara. Sipas Prokurorisë, viktima ka paguar tashmë 14,600 euro , ndërsa ka ende një borxh prej 21,400 euro vetëm në interesa, duke e çuar totalin e kamatës së paligjshme në 81,400 euro ”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, i pandehuri F.Sh. dyshohet se nga janari deri në prill 2024 ka organizuar lojëra të fatit të paligjshme, përmes një programi elektronik pa licencë. Viktima A.Z. ka marrë pjesë në këto lojëra, duke i dhënë fillimisht të pandehurit 20,000 euro , dhe më pas duke rënë në borxh edhe për 70,000 euro  të tjera. Kjo i ka shkaktuar viktimës një humbje totale financiare prej 90,000 euro .

Tutje theksohet se Prokurori i çështjes ka propozuar që pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për të dy veprat penale për të cilat akuzohet.

Gjithashtu lexoni:

MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik

Ministria e Sportit dhe Rinisë ndan afro 400 mijë euro për bileta aeroplani

Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C

Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd

Haxhiu: Nexhmije Pagarusha, zëri i artë që frymëzoi breza të tërë

Kosova News 08/08/2025 08/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik
16:02 -16/07/2026
Gërvalla dorëzon kallëzim penal ndaj ministres serbe: Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë
15:46 -16/07/2026
Kurti pret ambasadorin jo-rezident të Irlandës, uron Presidencën e BE-së
15:27 -16/07/2026
Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit
15:00 -16/07/2026
Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq
14:52 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?