KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia në aksion për vajzën e rrëmbyer në Mitrovicë, zbulohet se ishte viktimë e dhunimit edhe më herët
Siguri

Policia në aksion për vajzën e rrëmbyer në Mitrovicë, zbulohet se ishte viktimë e dhunimit edhe më herët

Kosova News
Kosova News 08:32 -14/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Arrestimi i dy personave për rrëmbimin e një 18-vjeçareje në Mitrovicë që ndodhi të  premten në mbrëmje, ka nxjerrë në pah dyshimet për krim të mëhershëm ndaj viktimës. Policia për këtë  rast ka arrestuar edhe një person të tretë, i cili po dyshohet se ka dhunuar vajzën.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën ka arrestuar H.M. 20-vjeçar dhe G.B. 21-vjeçar, bazuar në dyshimet e arsyeshme dhe provat e siguruara, se kishin rrëmbyer një 18-vjeçare në Mitrovicë dhe me forcë e kishin futur në veturë, duke ushtruar dhunë në forma të ndryshme e duke i shkaktuar lëndime trupore viktimës. Asaj më pas i është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor.

Sipas njoftimit, bazuar në deklaratën shtesë të viktimës është zbuluar se ajo muaj më parë kishte qenë viktimë e dhunimit nga i dyshuari B.M. 34-vjeçar, për të cilën vepër s’kishte raportuar më herët.

Policia ka njoftuar po ashtu se pas bastisjeve në dy lokacione ka gjetur dëshmi materiale që ndërlidhen me veprat penale dhe dy të arrestuarit e parë po hetohen për veprën penale të “rrëmbimit”, ndërsa B.M. për “dhunim”.

- Reklamë -

Komunikata e plotë nga Policia e Kosovës:

Arrestohen tre persona të dyshuar për veprat penale ‘Rrëmbim’ dhe ‘Dhunim’

Mitrovicë,  13 gusht  2022

Si rezultat i hetimeve intensive gjatë ditës së sotme, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut, kanë  identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar, shtetas të Republikës së Kosovës për veprat penale ‘Rrëmbim’ dhe ‘Dhunim’.

Për  veprën penale rrëmbim  janë arrestuar  H. M., 20 vjeçar dhe G. B. 21 ., vjeçar. Arrestimi i tyre  është bërë mbi dyshimet e arsyeshme dhe provave të siguruara, se në orët e mbrëmjes së datës 12 gusht 2022, në Mitrovicë, dy të dyshuarit  kanë rrëmbyer  viktimën femër/kosovare  të moshës 18 vjeçare, të cilën me forcë e kanë futur në veturë,  me ç’rast ndaj sajë ishte ushtruar dhunë në forma të ndryshme duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman i nevojshëm mjekësor.

Në kuadër të hetimeve të  deritanishme hetuesit policor mbështetur në deklaratën shtesë të viktimës kanë arritur të zbulojnë se viktima e rastit të rrëmbimit muaj më parë kishte qenë viktimë e dhunimit  nga i dyshuari B .M., 34 vjeçar, vepër kjo që nuk ishte raportuar nga viktima.

Lidhur me veprat penale janë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore perfshirë edhe bastisje në dy lokacione ku janë gjetur dëshmi materilae që nderlidhen me veprat penale.

Mbi dyshimet e arsyeshme dhe provat e siguruara,  dy të dyshuarit H. M., dhe , po he G. B. 21., po hetohen për veprën penale ‘Rrëmbim’,  ndërsa i dyshuari B .M., 34 vjeçar, po hetohet për veprën penale  ‘Dhunim’.

Pas intervistimit, tre të dyshuarve me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Gjithashtu lexoni:

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 14/08/2022 14/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind
20:21 -05/06/2026
Ambasadori britanik merr pjesë në Paradën e Krenarisë
19:50 -05/06/2026
LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore
19:14 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?