KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas takimit me udhëheqësit e opozitës Ambasada Amerikane del me mesazh të qartë: bllokimi përmes taktikave politike ose procedurale minon demokracinë
Politikë

Pas takimit me udhëheqësit e opozitës Ambasada Amerikane del me mesazh të qartë: bllokimi përmes taktikave politike ose procedurale minon demokracinë

Kosova News
Kosova News 14:56 -07/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati, zhvilloi këtë javë takime me udhëheqësit e tri partive kryesore opozitare në vend: Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Në njoftimin e Ambasadës Amerikane thuhet se gjatë këtyre takimeve, znj. Prattipati theksoi një nga parimet themelore të demokracisë – e drejta e çdo qytetari për të votuar për përfaqësuesit e vet. Ajo shprehu shqetësim për çdo përpjekje që, përmes taktikave politike apo procedurale, mund të bllokojë pjesëmarrjen e partive të kualifikuara në procesin zgjedhor, duke theksuar se kjo dëmton seriozisht sistemin demokratik të vendit.

Në bisedimet me liderët politikë, u trajtua edhe çështja e ngërçit aktual në formimin e qeverisë së re. Znj. Prattipati u bëri thirrje udhëheqësve që të marrin përgjegjësinë që u është dhënë nga qytetarët e Kosovës dhe të punojnë së bashku për të gjetur zgjidhje efektive për sfidat me të cilat po përballet vendi.

“Udhëheqësit e Kosovës janë zgjedhur për të zgjidhur sfidat e qytetarëve të tyre. Ata duhet të bashkëpunojnë për të përmbushur mandatin që u është dhënë nga populli”, theksoi ajo.

Ky mesazh vjen në një periudhë të ndjeshme politike për vendin, ku bashkëpunimi ndërpartiak shihet si kyç për stabilitetin institucional dhe funksionimin demokratik të Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Kalim ilegal i kufirit, ndalohen katër persona në Gjilan dhe Han të Elezit

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Kosova News 07/08/2025 07/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta
17:00 -25/07/2026
Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president
16:22 -25/07/2026
Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia
15:42 -25/07/2026
Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë
15:09 -25/07/2026
Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb
15:08 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?