KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rasti i gjykatësit Llaban, Kurti: Absurde që dikush që vlerësohet si i papërshtatshëm për sigurinë të gjykojë mbi një çështje kushtetuese
Politikë

Rasti i gjykatësit Llaban, Kurti: Absurde që dikush që vlerësohet si i papërshtatshëm për sigurinë të gjykojë mbi një çështje kushtetuese

Kosova News
Kosova News 14:41 -06/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, një ditë më parë ka bërë të ditur se ka tërhequr kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Osmani ka thënë se vendimi për tërheqjen e kërkesës është marrë si reagim ndaj caktimit të gjyqtarit Radomir Laban si raportues i kësaj lënde, të cilin ajo e cilëson si figurë problematike për sigurinë e shtetit.

E lidhur me këtë ka folur sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

I pyetur se si e sheh tërheqjen e kërkesës nga Gjykata Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit, Kurti tha se presidentja Osmani nuk ka qenë në dijeni se ai do të jetë kryesues i çështjes që do të trajtohet nga Kushtetuesja.

“Ne që nga viti 2018 kemi qenë të informuar për gjyqtarin Laban, atëherë kur ai pati aplikuar që të bëhet anëtari i Gjykatës Kushtetueses”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë tutje tha se deputetja Albulena Haxhiu në emër të grupit parlamentar të LVV aso kohe sa ishin në opozitë i ka shkruar letër zyrtare Zyrës së Presidentit dhe kryetares të Gjykatës Kushtetuese.

“Deputetja Albulena Haxhiu në emër të Grupit parlamentar aso kohe sa ishim në opozitë i ka shkruar letër zyrtare Zyrës së Presidentit, por fatkeqësisht as presidenti i atëhershëm në vitin 2018, as kryetarja e Gjykatës Kushtetuese e atëhershme, në vitin 2018 nuk e kanë parë të arsyeshme që të ndalin një proces të tillë sepse është absurde që dikush i cili sipas informacioneve që kemi nga institucionet e sigurisë se është i papërshtatshëm, rrezik për rendin tonë kushtetues tash të gjykojë mbi një çështje kushtetuese”, tha Kurti. /

Gjithashtu lexoni:

Sorensen dhe Kurti diskutojnë për dialogun dhe kthimin e gjyqtarëve serbë në institucione

Kosova, drejt heqjes së tarifave roaming me BE-në

KEDS-i gjobitet me 65 mijë euro për njehsorët e skaduar

​Policia apel qytetarëve: Krimet e luftës raportoni në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës

Qeveria miraton dhënien me qira të një pjese të pronës publike në Reçak për shfrytëzimin e gurit gëlqeror

Kosova News 06/08/2025 06/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?