KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » I dërguari i Trumpit thotë se së shpejti do të ndalet lufta në Gaza
Botë

I dërguari i Trumpit thotë se së shpejti do të ndalet lufta në Gaza

Kosova News
Kosova News 16:35 -03/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ka biseduar me familjet e pengjeve izraelite në Gaza dhe u ka premtuar atyre se lufta do të ndalet së shpejti.

Sipas një regjistrimi të bisedës që ka siguruar Reuters, Witkoff ka thënë se “po punohet aktivisht për një plan rindërtimi të Gazës, i cili do ta përfundojë në mënyrë efektive luftën.”

Witkoff shtoi gjithashtu se “Hamas është i gatshëm të dorëzojë armët”, ndonëse kjo organizatë palestineze ka deklaruar në disa raste se nuk do të çarmatoset.

Më saktësisht, Hamas ka thënë se do të heqë dorë nga armët vetëm nëse krijohet një shtet palestinez plotësisht sovran, me Jerusalemin si kryeqytet.

Witkoff, i cili arriti në Izrael në një kohë kur qeveria e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahut po përballet me kritika ndërkombëtare për shkatërrimet në Gaza dhe për urinë në rritje mes 2.2 milionë banorëve të saj, u takua të enjten me kryeministrin izraelit.

Pas takimit, një zyrtar i lartë izraelit deklaroi se po afrohet një mirëkuptim mes Izraelit dhe Uashingtonit për të kaluar nga një plan për lirimin e një pjese të pengjeve, në një plan për lirimin e të gjitha pengjeve, çarmatosjen e Hamasit dhe demilitarizimin e Gazës – që përfaqësojnë kërkesat kryesore të Izraelit për t’i dhënë fund luftës.

Të martën, Katari dhe Egjipti – ndërmjetës në përpjekjet për armëpushim – mbështetën një deklaratë të Francës dhe Arabisë Saudite, që përcakton hapat drejt një zgjidhjeje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez.

Sipas këtij plani, thuhet se Hamas duhet t’ia dorëzojë armët Autoritetit Palestinez të mbështetur nga Perëndimi.

Të premten, Witkoff vizitoi një operacion ndihme në jug të Gazës të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, i cili është kritikuar pjesërisht nga Kombet e Bashkuara për kushtet vdekjeprurëse në enklavë, duke deklaruar se qëllimi i tij ishte të shpërndante ushqim dhe ndihma të tjera për banorët e zonës.

Dhjetëra njerëz kanë vdekur nga kequshqyerja javët e fundit, pasi Izraeli ndaloi të gjitha furnizimet në enklavë për gati tre muaj – nga marsi deri në maj – sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

Izraeli fajëson Hamasin për vuajtjet në Gaza dhe pretendon se po ndërmerr hapa për të mundësuar më shumë ndihmë për popullatën atje, duke përfshirë ndërprerje të luftimeve gjatë një pjese të ditës në disa zona, hedhje ajrore ndihmash dhe shpalljen e korridoreve të mbrojtura për autokolonat me ndihma.

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 03/08/2025 03/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe
14:02 -14/07/2026
Lirimi me kusht i Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit
13:37 -14/07/2026
Mungesa e dëshmitares shtyn procesin ndaj katër mjekëve
13:04 -14/07/2026
Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush
12:50 -14/07/2026
Në QKUK nis largimi i shtretërve të dëmtuar në Klinikën e Pediatrisë
12:27 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?