KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trump thotë se po punon për të “ushqyer njerëzit” në Gaza
Botë

Trump thotë se po punon për të “ushqyer njerëzit” në Gaza

Kosova News
Kosova News 22:12 -01/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se po punon për një plan për të ofruar ndihmë ushqimore dhe mjekësore për palestinezët në Gaza mes kufizimeve të vazhdueshme të Izraelit në ofrimin e ndihmës humanitare shumë të nevojshme.

“Ne duam t’i ndihmojmë njerëzit. Ne duam t’i ndihmojmë ata të jetojnë. Ne duam t’i ushqejmë njerëzit. Është diçka që duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë”, tha Trump.

Komentet e tij vijnë derisa i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff dhe ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, vizituan qendrat e ndihmës në Gaza të drejtuara nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), i mbështetur nga SHBA-ja dhe Izraeli.

Trump tha se ende nuk është informuar për vizitën, por e lavdëroi të dërguarin amerikan për “punën e shkëlqyer”.

Dje, Trump pranoi se në Gaza ka “uri të vërtetë”.

“Është e tmerrshme ajo që po ndodh atje. Po, është një gjë e tmerrshme. Njerëzit janë shumë të uritur”, tha ai.

Vizita u zhvillua mes kritikave në rritje ndaj koordinimit SHBA-Izrael në Gaza, veçanërisht në lidhje me modelin e shpërndarjes së ndihmave nga grupi GHF, për të cilin palestinezët thonë se shërben si një mjet për zhvendosje nën maskën e ndihmës humanitare, si dhe një “kurth vdekjeprurës” për shumë nevojtarë palestinezë të ndihmës, me mbi 1.300 të vrarë që nga maji derisa prisnin për furnizime me ndihma.

Që nga 7 tetori i vitit 2023, të paktën 154 palestinezë, përfshirë 89 fëmijë, kanë vdekur nga shkaqe të lidhura me urinë.

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka vazhduar me ofensivës brutale në Gaza që nga 7 tetori i vitit 2023, duke vrarë të paktën 60.300 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Bombardimet kanë shkatërruar enklavën dhe kanë çuar në mungesë ushqimi. /AA/

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 01/08/2025 01/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj
15:16 -14/07/2026
Ferati: Bisedimet teknike me Vetëvendosjen do të vazhdojnë, LDK-ja është e bashkuar
15:04 -14/07/2026
Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë
14:28 -14/07/2026
BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe
14:02 -14/07/2026
Lirimi me kusht i Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit
13:37 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?