KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » A është e sigurt të vazhdoni ilaçet kundër depresionit gjatë shtatzënisë?
Shëndetësi

A është e sigurt të vazhdoni ilaçet kundër depresionit gjatë shtatzënisë?

Kosova News
Kosova News 22:06 -01/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Nëse vuani nga depresioni, ndërprerja e papritur mund të jetë problem serioz për ju dhe foshnjën

Marrja e barnave gjatë shtatzënisë është shpesh një dilemë për shumë nëna të ardhshme, veçanërisht për ato që vuajnë nga depresioni apo ankthi kronik. Ndërsa shumë ilaçe janë të ndaluara gjatë shtatzënisë për shkak të ndikimit të mundshëm negativ te fetusi, barnat kundër depresionit (antidepresivët) nuk ndalohen kategorikisht. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që përdorimi i tyre është i sigurt në çdo rast, pasi vendimi për vazhdimin ose ndërprerjen duhet të merret gjithmonë në konsultim me mjekun gjinekolog dhe psikiatrin.

Çfarë ndodh nëse jeni shtatzënë dhe merrni antidepresivë?

Nëse merrni medikamente kundër depresionit, si p.sh. SSRI (fluoksetinë, sertralinë, citalopram), SNRI (venlafaksinë, duloksetinë) apo barna të tjera si bupropioni apo trazodoni dhe mësoni se jeni shtatzënë, mos i ndërprisni ato menjëherë pa u këshilluar me mjekun. Ndërprerja e papritur e terapisë mund të përkeqësojë gjendjen mendore dhe emocionale, duke rritur rrezikun për depresion të rëndë, ankth akut, madje edhe mendime vetëvrasëse, të gjitha këto përbëjnë rrezik për shëndetin e nënës dhe të foshnjës, transmeton Telegrafi.

Po me qetësuesit si Xanax, Valium dhe të ngjashëm?

Barnat që bëjnë pjesë në grupin e benzodiazepinave (si diazepami – Valium, alprazolami – Xanax, bromazepami, etj.) duhet të përdoren me shumë kujdes gjatë shtatzënisë. Sipas disa studimeve, përdorimi i këtyre ilaçeve në tremujorin e parë lidhet me një rritje të lehtë të rrezikut për çarje të buzës dhe qiellzës, megjithëse ky rrezik mbetet relativisht i ulët.

Gjithashtu, te foshnjat e lindura nga nëna që i kanë përdorur këto ilaçe në tremujorin e tretë, janë raportuar raste të sindromës së tërheqjes ose toksicitetit neonatal përfshirë përgjumje, hipotoní (ulje e tonit muskulor), vështirësi në frymëmarrje dhe çrregullime të ushqyerjes. Rrallëherë janë vërejtur edhe simptoma si kriza apo çrregullime të gjumit.

A mund t’i ndërprisni antidepresivët përpara ose gjatë shtatzënisë?

Nëse jeni duke planifikuar një shtatzëni dhe doni të ndërprisni barnat kundër depresionit, rekomandohet që ky proces të ndodhë gradualisht, përgjatë një periudhe më të gjatë se një muaj. Një zbritje e ngadaltë e dozës zvogëlon rrezikun për simptoma të tërheqjes (si dhimbje koke, ankth, marramendje, pagjumësi), por edhe për rikthimin e depresionit.

Megjithatë, për disa gra, ndërprerja e trajtimit është e pamundur për shkak të përkeqësimit të theksuar të simptomave. Në këto raste, mjekët mund të rekomandojnë vazhdimin e terapisë me dozën më të ulët të mundshme, duke përzgjedhur medikamente që janë më të studiuara dhe të konsideruara më të sigurta gjatë shtatzënisë si sertralina ose fluoksetina, sipas rekomandimeve të Mayo Clinic.

Çfarë thonë ekspertët?

Sipas udhëzimeve të American College of Obstetricians and Gynecologists (ACOG) dhe American Psychiatric Association (APA):

▪ Përdorimi i kontrolluar i antidepresivëve gjatë shtatzënisë është i pranueshëm kur përfitimi për nënën tejkalon rrezikun për fetusin.

▪ Mjeku duhet të marrë vendimin individualisht për secilën grua, bazuar në historikun e sëmundjes, përgjigjen ndaj terapisë dhe shëndetin e përgjithshëm.

▪ Trajtimi psikoterapeutik (psikoterapia kognitive ose terapia me mbështetje) mund të merret gjithashtu në konsideratë si alternativë ose shtesë ndaj barnave.

Përfundim:

Nëse jeni shtatzënë ose planifikoni të mbeteni shtatzënë dhe po trajtoheni me ilaçe kundër depresionit apo ankthit, mos e bëni asnjë ndryshim pa u konsultuar me mjekun. Vetëm ai mund të përcaktojë rrugën më të sigurt për ju dhe foshnjën tuaj, duke balancuar nevojën për trajtim dhe mbrojtjen e shëndetit të të dyve. 

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 01/08/2025 01/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona
14:12 -08/07/2026
​16 subjekte politike nuk arritën të merrnin as nga 1 për qind të votave më 7 qershor
13:53 -08/07/2026
Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha
13:30 -08/07/2026
Këta janë 120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës
13:10 -08/07/2026
KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc
12:38 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?