Ka filluar edicioni i pestë i Sunny Hill ku sonte do ta bëjë hapjen e këtij festivali këngëtarja e njohur Dua Lipa.
Festivali do të zgjasë tri ditë dhe aty do të marrin pjesë yje të mëdha ndërkombëtarë duke përfshirë Shawn Mendes dhe DJ me famë botërore Peggy Gou, si dhe këngëtarë nga Kosova e rajoni.
Në këtë festival nuk mungojnë as aktivitetet e shumta për pjesëmarrësit.
E veçanta e këtij festivali sivjet është pjesëmarrja e një numri të madh të turistëve nga e mbarë bota./kp/




