Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në afërsi të Mensës së Studentëve në Prishtinë, ku për pasojë ka humbur jetën një motorist rreth 30-vjeçar, raporton KosovaNews
Në aksident janë përfshirë një veturë e tipit Volkswagen dhe një motoçikletë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rastin.
KosovaNews, do të ju mbajë të informuar në lidhje me rastin.






