Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se të premten do ta heqë tarifën doganore për mallrat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se kjo dëshmon marrëdhëniet e mira me SHBA-në.
“Tani e tutje të gjitha produktet nga SHBA do kenë 0 për qind tarifë kur të hyjnë në Kosovë”, ka thënë ai në mbledhjen e Qeverisë.


