KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Forcat e Armatosura drejt ndryshimeve në ligjin e disiplinës, dënime të rënda për ushtarakët që kryejnë shkelje jashtë vendit
Rajon

Forcat e Armatosura drejt ndryshimeve në ligjin e disiplinës, dënime të rënda për ushtarakët që kryejnë shkelje jashtë vendit

Kosova News
Kosova News 20:36 -31/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Mbrojtjes po përgatit një projektligj që synon të përmirësojë ligjin aktual për disiplinën në Forcat e Armatosura, duke adresuar mangësitë e vërejtura gjatë zbatimit të tij. Njoftimi vjen nga një relacion i detajuar, i cili thekson nevojën për rritjen e disiplinës dhe përshtatjen e ligjit me strukturat e reja të ushtrisë dhe me Kodin e Procedurës Administrative.

Një nga pikat kryesore të projektligjit është ashpërsimi i masave ndëshkimore për ushtarakët që shkelin rregullat jashtë vendit. Ky ndryshim thekson se çdo shkelje disiplinore, edhe ajo e lehtë, e kryer gjatë një misioni ose angazhimi ndërkombëtar, do të trajtohet si një shkelje më e rëndë.

“Shkelja e rëndë disiplinore, e kryer gjatë arsimimit, në mision, shërbim, stërvitje të përbashkët, mision diplomatik ose në aktivitete që zhvillohen në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare dy ose shumëpalëshe, konsiderohet shkelje shumë e rëndë disiplinore dhe masa e dhënë për këtë shkelje do të jetë në përputhje me masat për shkeljet shumë të rënda,” thuhet në projektligj.

Në kuadër të këtij projektligji për përmirësimin e rregullave të disiplinës në Forcat e Armatosura, neni 7 rishikohet për të përcaktuar me qartësi autoritetet përgjegjëse për dhënien e masave disiplinore.

Këto ndryshime vijnë si rezultat i ristrukturimit të Forcave të Armatosura dhe synojnë të harmonizojnë ligjin me hierarkinë e re komanduese, shkruan Televizioni publik shqiptar.

Pikat kryesore të ndryshimeve

Presidenti i Republikës vazhdon të jetë autoriteti përgjegjës për masat më të rënda, si shkarkimi dhe lirimi nga Forcat e Armatosura, për oficerët me grada madhore. Ndërsa Ministri i Mbrojtjes do të ketë kompetencën për dhënien e masave shumë të rënda disiplinore për oficerët e tjerë, bazuar në propozimin e Komisionit të Lartë Disiplinor.

Ndërsa Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, si figura më e lartë në hierarkinë e ushtrisë, do të marrë kompetenca të reja. Ai do të ketë të drejtën të japë masa të rënda disiplinore për oficerët me grada madhore, si dhe masa të lehta dhe të rënda për ushtarakët që shërbejnë në Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm, apo edhe në misione e shtabe ndërkombëtare si në NATO.

“Ligji i ri zgjeron spektrin e komandantëve që mund të japin masa disiplinore, duke i përfshirë ata në nivel brigade, regjimenti, distrikti, batalioni, dhe njësish të tjera. Kjo siguron që disiplina të zbatohet në mënyrë më gjithëpërfshirëse dhe sipas hierarkisë komanduese të re. Komandantët në nivel kompanie apo toge do të vazhdojnë të kenë përgjegjësi për masat ndaj ushtarakëve në varësi të tyre.”, thuhet në relacionin që shoqëron projektligjin.

Këto ndryshime kanë për qëllim qartësimin e rolit të secilit autoritet, duke eliminuar konfuzionet dhe duke e bërë procesin disiplinor më efikas dhe në përputhje me strukturën e re organizative të Forcave të Armatosura. Projektligji, i cili po shqyrtohet nga Këshilli i Ministrave, pritet të forcojë rendin dhe etikën ushtarake në të gjitha nivelet.

Sipas relacionit, ligji do të përfshijë rregulla edhe për dhënien e intervistave të paautorizuara në media, një problematikë që është vënë re kohët e fundit.

“Shtohet mundësia e rehabilitimit për ushtarakët që kanë marrë një masë shumë të rëndë disiplinore, nëse ata nuk kryejnë shkelje të tjera për një periudhë 2-vjeçare. Janë përcaktuar gjithashtu afate të reja dhe mënyra të përshtatshme për ankimimin e masave. Ndërsa te pushimi i procedimit disiplinor përfshihet një nen i ri dhe i detajuar që rregullon rastet kur një procedim disiplinor mund të pushohet, duke plotësuar një boshllëk të rëndësishëm në ligjin aktual.”, thuhet në relacion.

Ndryshimet, të hartuara nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm, kanë marrë pëlqimin në parim të Ministrisë së Financave, pasi nuk pritet të kenë efekte financiare shtesë në buxhet. Gjithashtu, janë pasqyruar komentet dhe sugjerimet e Ministrisë së Drejtësisë për të siguruar harmonizimin e plotë me kuadrin ligjor.

Këto masa synojnë të forcojnë rendin dhe disiplinën ushtarake, duke i dhënë Forcave të Armatosura një ligj më të plotë dhe efikas.

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 31/07/2025 31/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut
12:59 -10/07/2026
ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren
12:27 -10/07/2026
Kurti: Për qeverisje përgjegjësia te ne, për presidentin e të gjithëve
12:00 -10/07/2026
Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën
11:33 -10/07/2026
Hamza: PDK-ja në këtë mandat do të qëndrojë në opozitë, i urojmë suksese Kurtit
11:30 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?