KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Nga 1 gushti qytetarët s’mund të marrin certifikata të gjendjes civile pa adresë zyrtare
Lajme

​Nga 1 gushti qytetarët s’mund të marrin certifikata të gjendjes civile pa adresë zyrtare

Kosova News
Kosova News 14:53 -31/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga data 1 gusht, asnjë qytetar i Kosovës nuk do të mund të pajiset me certifikata të gjendjes civile, qoftë nëpër komuna apo përmes platformës E-Kosova, nëse nuk e ka deklaruar adresën e tij zyrtare.

Sipas Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC), qytetarët e kanë obligim ligjor që ta deklarojnë adresën e tyre. Megjithatë, ende ka persona që nuk janë në dijeni për këtë kufizim.

Për ata që nuk kanë të caktuar numrin e adresës në objektet ku banojnë, është e nevojshme të paraqiten në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, për të ndjekur hapat e mëtejshëm dhe opsionet alternative.

Drejtori i ARC-së, Blerim Camaj, thekson se nga nesër (1 gusht), çdo qytetar që dëshiron të pajiset me ndonjë certifikatë të gjendjes civile, duhet fillimisht të plotësojë dhe dorëzojë një formular, e më pas të marrë dokumentin përkatës. Ky proces është i njëjtë edhe për kërkesat e bëra përmes E-Kosova.

Ai tregon se ende ka shumë qytetarë që nuk e kanë deklaruar adresën e tyre zyrtare, megjithëse deri tani këtë obligim e kanë përmbushur mbi 250 mijë persona.

“Prej vitit 2024 kur ka filluar projekti së bashku me agjensionin kadastral, ARC-në dhe ASHI-në, kanë deklaruar adresën 245 mijë e 534 qytetarë. Ndërsa, që nga dita kur e mbajtëm një konferencë për media me agjencionin kadastral diku mbi 20 mijë kanë deklaruar adresën…Kanë mbetur një numër i madh i qytetarëve pa deklaruar sepse qytetarët e kanë obligim ligjor ta deklarojnë adresën sepse shteti dëshiron të dijë se ku e ka qytetarin e vet. Dhe qytetarët e kanë obligim ligjor ta deklarojnë adresën. Është e vërtetë që deri më tani nuk kemi pasur adresa zyrtare. Por, tani meqenëse agjensioni kadastral e ka bërë sistemin dhe i ka të gjitha adresat zyrtare, ne duhet ta ndërlidhim qytetarin me adresën zyrtare”, thotë Camaj.

Camaj bën të ditur se, në kuadër të projektit, në bashkëpunim me Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK) dhe Agjencinë për Shoqërinë e Informacionit (ASHI), janë të obliguar të kufizojnë disa shërbime për qytetarët deri në momentin kur ata të deklarojnë adresën e tyre zyrtare.

“Ne e dimë që kushtëzimet nuk janë të mira, por është obligim ligjor që të deklarohet adresa. Andaj, ne së bashku me Agjencinë Kadastrale, ASHI-në dhe ARC-në jemi të obliguar që t’i kushtëzojmë me marrjen e disa shërbimeve qytetarët siç janë shërbimin, pajisjen e qytetarëve me certifikatat e lindjes dhe certifikatat e ndryshme të gjendjes civile… Qytetari shkon në komunë e merr formularin e adresës dhe me atë formular e deklaron në gjendje civile. Është një proces shumë i shpejtë. Por, i njoftojmë të gjithë qytetarët të cilët nuk e gjejnë adresën e tyre dhe vetëm sistemi i agjencionit kadastral e merr informacionin dhe ata i marrin veprimet e nevojshme”, potencon Camaj.

Ndërkaq, Camaj tregon se ka alternativa për qytetarët që nuk e kanë numrin e adresës në objektin ku banojnë, porse duhet të lajmërohen në AKK.

“Kemi zgjidhjet alternative për këta qytetarë që nuk e gjejnë adresën. Mirëpo, duhet patjetër që të ketë informacion sistemi i agjencionit kadastral që ky qytetar nuk e ka adresën dhe ata i marrin veprimet e nevojshme”, potencon Camaj.

Drejtori i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Blerim Camaj thotë se qytetarët mund të bëjnë regjistrimin e lindjeve, martesave, vdekjeve e të tjera edhe pa e deklaruar adresën, porse nuk mund të pajisen me to.

“Janë disa raste të cilat ne nuk do t’i kushtëzojmë sa i përket regjistrimit e fakteve, lindjes, martesës dhe vdekjes. Regjistrimet nuk do t’i ndalojmë…Të gjitha faktet që janë të regjistruar që printohen certifikatat e lindjes, që merren për ta kryer një shërbim, ne nuk do t’ia mundësojmë qytetarëve të marrin atë certifikate pa e deklaruar adresën…Nuk do të merr shërbim certifikatën e lindjes, martesës, vdekjes, certifikatën e bashkësisë familjare, këto nuk do të kenë mundësi t’i printojnë nga E-Kosova as t’i marrin në sistemin e gjendjes civile”, tha Camaj.

Disa qytetarë tregojnë se kanë dëgjuar për këtë kufizim dhe tashmë kanë deklaruar adresën e tyre. Ndërsa, të tjera thonë se nuk kanë qenë në dijeni për këtë çështje.

Sami Ahmeti tregon se deri më tani nuk ka qenë i informuar, porse do ta bëjë deklarimin e adresës.

“Jo, nuk kam dëgjuar…Se di çfarë të them. Ashtu siç është thënë, siç është urdhëruar ne do të bëjmë. Do t’i bëjmë të gjitha. Do t’i bëjmë ato kush nuk i kemi bërë”, thotë Ahmeti.

Njëjtë pohon edhe Ahmet Ahmeti.

“Nuk e di (që kufizohen certifikatat nëse nuk e deklarojmë adresën)”, thotë Ahmet Ahmeti.

Ndërsa, Jalldëze Selmani tha se ka dëgjuar rreth kësaj dhe se e ka deklaruar tashmë adresën.

“Po…E kam deklaruar adresën”, tregon Selmani.

Njëjtë potencon edhe Mustafë Ahmeti.

“Kam dëgjuar. Unë i kam deklaruar dokumente në adresë timen, atë adresë e kam të përhershme dhe nuk ndryshon”, thotë Ahmeti.

Para disa ditësh AKK-ja bashkë me ARC-në mbajtën konferencë për media ku njoftuan rreth këtij kufizimi dhe u bënë thirrje qytetarëve që ta bëjnë deklarimin e adresës. 

Gjithashtu lexoni:

UEFA cakton datën e shortit të Ligës së Kampionëve 2026/27

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Kolona te Dheu i Bardhë: Afro një orë pritje për hyrje në kufi

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

Kosova, drejt heqjes së tarifave roaming me BE-në

Kosova News 31/07/2025 31/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia
15:42 -25/07/2026
Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë
15:09 -25/07/2026
Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb
15:08 -25/07/2026
Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit
14:35 -25/07/2026
Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano
14:07 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?