KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Oda Ekonomike pret që ZRRE-ja ta respektojë vendimin e Gjykatës Komerciale
Lajme

Oda Ekonomike pret që ZRRE-ja ta respektojë vendimin e Gjykatës Komerciale

Kosova News
Kosova News 14:34 -31/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas vendimit të Gjykatës Komerciale e cila ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për daljen në treg të hapur të bizneseve, përfaqësues të tyre kërkojnë që ky vendim të respektohet.

Nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe juristë thonë se moszbatimi i vendimit të Komerciales nga ZRRE-ja, përbënë vepër penale. Nga ZRRE-ja nuk kanë treguar për Radio Kosovën nëse do ta zbatojnë ose jo vendimin e Komerciales, por kanë paralajmëruar ankimim.

Një ditën kur do të skadonte afatit për daljen në treg të hapur të energjisë për bizneset me mbi 50 punëtorë ose mbi 10 milionë euro qarkullim në vit, Gjykata Komerciale vendosi të pezullojë një pjesë të vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për liberalizimin e tregut të energjisë, duke i cilësuar si të kundërligjshme.

Radio Kosova ka pyetur ZRRE-në, nëse do ta respektojnë ose jo vendimin e Komerciales, për të cilin kanë paralajmëruar ankesë, por nga ky institucion nuk kanë kthyer përgjigje.

Procesi i tregut të lirë tashmë është proces i pezulluar nga Gjykata, thotë avokatja Blinera Osmani, përfaqësuese e biznesit që kishte paditur ZRRE-në për vendimin për kalimin në tregun e lirë të energjisë. Ajo shpreson që ZRRE-ja ta respektojë vendimin e Komerciales dhe ta ndalojë procesin e kalimit në treg të lirë të energjisë.

 “Për sa i përket pikës së katërt – pezullimit të vendimit, ankesa nuk e ndalë ekzekutimin e vendimit në lidhje me pezullimin, që do të thotë se komplet procesi i tregut të lirë apo liberalizimit të energjisë elektrike duhet të stopohet deri në një vendim përfundimtar apo të formës së prerë nga Gjykata Komerciale”, tha ajo.

Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, kërkon nga ZRRE-ja që të respektohet vendimi i Komerciales për kalimin e bizneseve në treg të lirë të energjisë. Në të kundërtën, njëjtë si edhe juristja Osmani, Rafuna thotë se ZRRE-ja do të bënte vepër penale.

 “Nëse ZRRE -ja, sot paradite nuk merr vendim për ta pezulluar komplet vendimin për tregun e lire, sipas këtij aktgjykimi do të shkaktojë vepër penale, për shkak se moszbatimi i aktgjykimit paraqet vepër penale. Kështu që, ne kemi pritje që sot paradite ZRRE –ja, do të mblidhet në një mbledhje urgjente dhe të vendosë sipas aktgjykimit të Gjykatës Komerciale, për ta pezulluar daljen në treg të lirë, deri në një vendim meritor që do të vije nga gjykata apo që do të akordohemi të gjithë palët e interesit së bashku”, tha ai.

Radio Kosova ka pyetur Kompaninë Kosovare për Distribuuim me Energji Elektrike – KEDS, nëse kanë filluar me shkyçjen e konsumatorëve, ashtu siç i kishin paralajmëruar bizneset të mërkurën. Por, zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi, në një bisedë telefonike, nuk ishte i gatshëm të konfirmojë nëse kanë filluar apo jo me shkyçjen e konsumatorëve. Ai tha se për këtë të pyetet ZRRE-ja, por, edhe nga kjo e fundit nuk kanë treguar se a ka filluar shkyçja e konsumatorëve të cilët nuk kanë arritur kontrata për kalim në treg të hapur.

Gjithashtu lexoni:

Kandiq: Deklaratat e ministres serbe tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk ka vdekur

MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik

Ministria e Sportit dhe Rinisë ndan afro 400 mijë euro për bileta aeroplani

Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C

Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd

Kosova News 31/07/2025 31/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?