KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Edhe Prokuroria e Apelit e refuzon ankesën e juristës së mediave Flutura Kusari, ia hedhë poshtë kallëzimin penal ndaj qytetarit Mentor Llugaliu
Siguri

Edhe Prokuroria e Apelit e refuzon ankesën e juristës së mediave Flutura Kusari, ia hedhë poshtë kallëzimin penal ndaj qytetarit Mentor Llugaliu

Kosova News
Kosova News 12:43 -31/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka njoftuar se Prokuroria e Apelit ka hedhur ankesën e saj kundër vendimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, me të cilin është hedhur kallëzimi penal që e ka ushtruar ndaj Mentor Llugaliut.

“Prokuroria e Apelit e ka refuzu ankesen time në rastin e ngacmimit të obsesinuar më shumë se tre vjeçar nga mbështetësi i Lëvizjes Vetëvendosje Mentor Llugaliu”, shkruan Kusari.

Përmes një postimi në Facebook, Kusari tha se ashtu sikurse Themelorja, edhe Prokuroria e Apelit ka konsideruar se ngacmimi ndaj saj nuk është vepër penal.

Ajo ka publikuar disa nga shprehjet që Llugaliu i ka përdorur në postimet e tij, e që pretendohet se cak i tyre ishte Kusari.

Sipas Kusarit, arsyetimi i Apelit është pothuajse i njëjtë me atë të Themelores, e që sipas saj ky vendim mund ta trimërojë Llugaliun të vazhdojë me ngacmim.

“Do të doja të ndaja publikisht disa pika të arsyetimit të Apelit me juve por nuk ka ndonjë arsyetim, janë disa rreshta copy paste nga aktvendimi i Themelores. E vetmja fjali shtesë është “nuk jemi të obliguar t’i adresojmë të gjitha pretendimet e ankesës”. Në këtë mënyrë, falë Prokurorisë Themelore të Prishtinës, mbështetësi i VV-së i cili është i obsesinuar në mua për shkak të aktivizmit tim dhe për shkak se ka dështuar të merr post publik në bordin e RTK-së, është trimëruar dhe vazhdon të më ngacmojë”, shkruan Kusari.

Ajo tha se kjo gjë po i shkakton ankth e frikë, andaj do vazhdojë t’i dokumentojë postimet dhe t’i drejtohet sërish organeve të ndjekjes.

“Kjo vëmendje e vazhdueshme dhe ky obsesionim po më shkakton ankth, frikë, shqetësim të madh, po më streson dhe kam frikë që do të eskalojë. Mua më mbetet vetëm një rrugë ligjore – që postimet ngacmuese nga mbështetësi i VV-së i obsesionuar në mua të vazhdoj t’i dokumentoj dhe pas disa ditësh t’i drejtohem përsëri organeve të ndjekjes, ndonëse nuk kam besim të lartë në Prokurorinë Themelore të Prishtinës por kjo është e vetmja adresë që e kam për të kërkuar mbrojtje. P.S Nëse Facebook e largon postimin për shkak se i kam shkruar shprehjet e plota, e postoj prapë me shprehje të cenzuruara”, shkruan Kusari.

Aktivistja e shoqërisë civile, Flutura Kusari, më 20 qershor 2025 kishte njoftuar se ka ngritur kallëzim penal ndaj Mentor Llugaliut për ngacmim online. Ndërkaq më 1 korrik 2025, ajo ka bërë të ditur se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka hedhur poshtë kallëzimin penal.

Gjithashtu lexoni:

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

​Policia apel qytetarëve: Krimet e luftës raportoni në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës

Kosova News 31/07/2025 31/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Trump: Kina dhe Rusia do të përballen me pasoja nëse e ndihmojnë Iranin
19:31 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?