KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Edhe këtë vit blerja e teksteve shkollore do të subvencionohet nga MASHTI
Arsim

Edhe këtë vit blerja e teksteve shkollore do të subvencionohet nga MASHTI

Kosova News
Kosova News 12:40 -30/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Arsimit edhe këtë vit do t’i subvencionojë prindërit për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit nga klasa e 1 deri në të 9-ën. Aplikimi pritet të hapet në fillim të muajit gusht. Kështu kanë bërë të ditur drejtues të Ministrisë së Arsimit. Ndërsa njohës të fushës së arsimit po vlerësojnë se procesi i furnizimit me tekste shkollore për nxënësit dy vitet e kaluara është përcjellë me disa probleme, por se ka sjellë edhe disa përparësi.

Edhe përkundër që dy vitet e kaluara ka pasur pakënaqësi nga ana e prindërve dhe është vlerësuar si jo i qëlluar subvencionimi i prindërve për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, edhe këtë vit Ministria e Arsimit pritet që së shpejti të hapë thirrjen për aplikim.

Ministria e Arsimit në një përgjigje me shkrim për Radio Kosovën ka bërë të ditur se të gjithë nxënësit do të kenë kohë të mjaftueshme të pajisen me tekste shkollore para fillimit të vitit të ri shkollor.

“Procesi dhe shpallja e thirrjes për subvencionim nga MASHT-i do të publikohet së shpejti, dhe të gjithë përfituesit e kësaj skeme do të kenë kohë të mjaftueshme për t’u furnizuar me tekste shkollore dhe materiale mësimore para fillimit të vitit shkollor 2025/2026.”

Tutje, në përgjigjen e Ministrisë bëhet e ditur se këtë vit ministria, përmes grupeve punuese, kanë analizuar dhe kanë nxjerrë rekomandime e reflektime mbi bazën e përvojës nga vitet e kaluara.

“Grupet punuese në kuadër të MASHT-it kanë analizuar dhe kanë nxjerrë rekomandime e reflektime mbi bazën e përvojës nga vitet e kaluara. Procesi dhe shpallja gjithashtu, përgatitja e moduleve të veçanta për verifikimin e nxënësve është duke u avancuar nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, ndërsa roli i shkollave do të jetë më aktiv për të siguruar që mjetet të shkojnë te secili nxënës dhe furnizimi me tekste shkollore të realizohet me transparencë të plotë.”

Procesin e subvencionimit me tekste shkollore për nxënësit, njohës të fushës së arsimit po e vlerësojnë se ka sjellë disa probleme për sa i përket shpërndarjes së tyre.

Xhavit Rexhaj i tha Radio Kosovës se ky proces është përcjellë me disa probleme, por se ka edhe përparësitë e veta.

“Një proces me disa përparësi por edhe dobësitë e veta e të cilat janë shfaqur në dy vitet e zbatimit të deritanishëm. Është pikërisht angazhimi i prindërve ajo pjesa të cilën unë e konsideroj që është prej dobësive, sepse njësoj mendoj se ka qenë shtimi i hallkës së librarive edhe një hallkë shtesë që prindërit duhet të shkojnë në librari t’i marrin tekstet e jo siç ka qenë më herët tekstet shkonin në shkollë. Mirëpo, kjo i ka edhe anët pozitive që është se tash mësimdhënësit vërtet i zgjedhin tekstet të cilat janë më të përshtatshme për ta e jo si më herët që këtë e bënte ministria dhe nuk lejohej ajo qasja e duhur e alternativave, e zgjedhjes së mësimdhënësve e të tjera. Po ashtu qasja e re ka ndikuar që të ketë vonesa në furnizim me libra.”

Ndërkohë, Zyra Kombëtare e Auditorit për vitin 2024 ka publikuar disa parregullsi që janë gjetur në ndarjen e subvencioneve për nxënësit nga klasa 1-9. Sipas ZKA-së, 154 përfitues në shumë prej 14 mijë e 150 euro ishin jashtë vendit, por të njëjtët morën subvencione nga shteti për blerje të librave.

Gjithashtu lexoni:

Shiu zbulon cilësinë e punimeve, fusha e re sportive në Emshir të Prishtinës kthehet në “lumë”

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Kolona te Dheu i Bardhë: Afro një orë pritje për hyrje në kufi

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

KEDS-i gjobitet me 65 mijë euro për njehsorët e skaduar

Kosova News 30/07/2025 30/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale
21:21 -26/07/2026
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta
20:11 -26/07/2026
Arbër Zeneli shënon dhe asiston në fitoren e Elfsborgut ndaj Malmos
20:06 -26/07/2026
Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë
19:47 -26/07/2026
Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?