KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kallëzim penal ndaj katër dëshmitarëve në rastin “Banjska”
Siguri

Kallëzim penal ndaj katër dëshmitarëve në rastin “Banjska”

Kosova News
Kosova News 11:51 -30/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesi i policit të dëmtuar në rastin “Banjska”- Alban Rashiti, avokati Naim Rudari ka njoftuar se ka ushtruar kallëzim penal ndaj katër dëshmitarëve në këtë rast, nën dyshimin se kanë kryer disa vepra penale, përfshirë deklarimin e rremë.

Kallëzimi penal është ushtruar për veprat penale “Ndihma në kryerjen e terrorizmit”, “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre”, “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale”, “Deklarim i rremë” dhe “Manipulimi me prova”, shkruan “Betimi për Drejtësi“.

Rudari ka shkruar në Facebook se më 22 dhe 24 korrik 2025 u ftuan të dëgjohen dy dëshmitarë të cilët kanë parë dhe mësuar shumë për rastin dhe anëtarët e grupit terrorist.

Dy dëshmitarët që u dëgjuan në ditët e përmendura nga avokati ishin Rade Nedelkoviq dhe Velko Iliq. Iliq ka dëshmuar në seancë të mbyllur. Të kallëzuar penalisht janë edhe Marko Saviq dhe Ivan Filimonoviq.

“Ata, përveç se kishin ndihmuar grupin terrorist që të strehohen në hotelin Rajnska Banja në fshatin Bajnskë, kishin premtuar se personat e armatosur (terroristët) do t’i evidentojnë si punëtorë të hotelit për t’i maskuar që mos të arrestohen, i kanë lejuar që të u japin ndihmë të plagosurve në hotel e më pas duke i zhveshur uniformat për t’i ndërruar me rroba civile ua kanë mundësur largimin nga fshati Bajnskë, kështu këta “dëshmitarë” kanë vendosur edhe në gjykim të DEKLAROJNË RREJSHËM duke mbrojtur kriminelët me dëshminë e tyre e duke u munduar që të mohojnë ato që kishin deklaruar me parë”, shkruan Rudari.

Avokati kërkoi që Prokuroria të hetojë këtë rast, duke shtuar se me hetim do të sigurohen edhe shumë prova për personat që kanë ndihmuar grupin terrorist në Banjskë.

Krahas tre të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, që ndodhen në paraburgim, Prokuroria Speciale më 11 shtator të vitit të kaluar ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist në Banjskë. Që të gjithë ndodhen në Serbi.

Të akuzuarit ngarkohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë kanë tentuar ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Kosovës e t’ia bashkojnë Serbisë, me ç’rast, si rezultat i dhunës së përdorur ka mbetur i vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku e është rrezikuar jeta e zyrtarëve të tjerë policorë dhe popullatës civile.

Për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, dhe 40 të akuzuar të tjerë ka fletarrestim ndërkombëtar, pasi janë në arrati.

Postimi i plotë:

“Lidhur me rastin e koduar “BAJNSKA” jemi detyruar që disa persona t’i kallzojmë penalisht të cilët kanë kryer disa vepra penale.

Me datën 22 dhe 24 korrik 2025 në gjykatë janë ftuar që të dëgjohen në cilësi të dëshmitarëve dy persona të cilët kishin parë e kishin mësuar shumë për rastin dhe anëtarët grupit terrorist dhe se ato që dinin i kanë deklaruar më heret në polici e prokurori.

Ata, përveç se kishin ndihmuar grupin terrorist që të strehohen në hotelin Rajnska Banja në fshatin Bajnskë, kishin premtuar se personat e armatosur (terroristët) do t’i evidentojnë si punëtorë të hotelit për t’i maskuar që mos të arrestohen, i kanë lejuar që të u japin ndihmë të plagosurve në hotel e më pas duke i zhveshur uniformat për t’i ndërruar me rroba civile ua kanë mundësur largimin nga fshati Bajnskë, kështu këta “dëshmitarë” kanë vendosur edhe në gjykim të DEKLAROJNË RREJSHËM duke mbrojtur kriminelët me dëshminë e tyre e duke u munduar që të mohojnë ato që kishin deklaruar me parë.

Pra detyrimi për të deklaruar të vërtetën NUK ka alternativë dhe NUK i jap të drejtë dëshmitarit që në gjykatë të deklarojë çfarë të dojë apo të zgjedhë se pas cilit deklarim dëshiron të mbetet atij të dhënë më parë apo atij të rremë në gjykatë, por dëshmitarët DETYROHEN që të deklarojnë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

Kërkojmë hetim sa më parë nga Prokuroria edhe pse provat janë në dorën tonë por me hetim do të sigurohen edhe shumë prova për personat që kanë ndihmuar grupin terrorist në Bajnska në forma të ndryshme sepse këtë ua kemi borxh familjes Bunjaku, zyrtarit policor Alban Rashiti, gjithë Policisë së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës që mbi këto veprimtari kriminale të Serbisë mbi Kosovë të ketë ndriçim të plotë e drejtësi duke gjykuar ata që me vepra terroriste sulmuan rendin juridik të Republikës së Kosovës”. 

Gjithashtu lexoni:

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

Kosova News 30/07/2025 30/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?