KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konfirmohen dy raste të “Gjuhës së Kaltër” në Kosovë – vendosen masa kufizuese në gjithë territorin
Lajme

Konfirmohen dy raste të “Gjuhës së Kaltër” në Kosovë – vendosen masa kufizuese në gjithë territorin

Kosova News
Kosova News 17:16 -29/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas raportimeve të para për raste të dyshuara me sëmundjen virale “Gjuha e Kaltër”, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka konfirmuar përmes analizave laboratorike prezencën e kësaj sëmundjeje në dy ferma – një në fshatin Marec të komunës së Prishtinës dhe tjetra në fshatin Brus, komuna e Lipjanit.

Për të parandaluar përhapjen e mëtejme të sëmundjes, AUV ka vendosur masa të përgjithshme kufizuese për lëvizjen e kafshëve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Vendimi i nxjerrë më 29 korrik 2025 parasheh ndalim të plotë të lëvizjes së kafshëve nga fermat, si dhe tregtimin dhe shitblerjen e tyre në tregje.

Sipas këtij vendimi:

Fermat ku është konfirmuar sëmundja do të izolohen tërësisht dhe do të konsiderohen si të infektuara.

Fermerët janë të obliguar të njoftojnë menjëherë për çdo ndryshim në gjendjen shëndetësore të kafshëve.

Duhet të aktivizohen masa të biosigurisë, përfshirë përdorimin e insekticideve për eliminimin e mushkonjave (vektorë kryesorë të përhapjes).

Do të përcaktohen lokacione për groposjen e kafshëve të ngordhura.

Gjithashtu, të gjithë menaxherët e tregjeve janë urdhëruar të pezullojnë aktivitetin, ndërsa Policia e Kosovës, autoritetet komunale dhe inspektorët veterinarë janë të obliguar të ndihmojnë në mbikëqyrjen e zbatimit të masave.

Sëmundja “Gjuha e Kaltër” është një sëmundje virale që prek ruminantët shtëpiak – veçanërisht delet, dhitë dhe gjedhin. Ajo nuk është ngjitëse nga kafsha te njeriu dhe as nga kafsha te kafsha; përhapet vetëm përmes pickimit të insekteve të llojit Culicoides (mushkonja).

Përjashtimisht, do të lejohet lëvizja e kafshëve nga fermat e lira drejt thertoreve të licencuara, por vetëm me miratim paraprak nga inspektorët veterinarë të AUV-së.

AUV thotë se do të vazhdojë me hulumtimet epidemiologjike, marrjen e mostrave dhe analizat laboratorike, ndërsa masat mbesin në fuqi deri në një vendim të ri.

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Vota e qytetarëve do ta nxjerrë Kosovën nga kriza

Mesazhi i Kurtit pas votimit: Uroj që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të jenë pas katër vitesh

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

Luan Aliu falënderon qytetarët për mbështetjen: Shihemi nesër pas orës 19:00 për të festuar fitoren që e ndërtuam bashkë

Kosova News 29/07/2025 29/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile
11:13 -07/06/2026
Voton Albulena Haxhiu: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia
11:10 -07/06/2026
Ambasadori britanik viziton KQZ-në: I takon popullit të Kosovës të dalë dhe të votojë
11:06 -07/06/2026
Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Po ndikon te qytetarët
11:02 -07/06/2026
Hamza – qytetarëve: Dilni shfrytëzojeni të drejtën e votës
10:37 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?