KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vatra të reja të zjarreve në vend, gjendje e renduar në Dush të Klinës
Siguri

Vatra të reja të zjarreve në vend, gjendje e renduar në Dush të Klinës

Kosova News
Kosova News 15:52 -27/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjendja e zjarreve mbetet e brishtë në vend me vatra të reja të shfaqura sot, përfshirë një situatë të rënduar në fshatin Dush të Klinës. Përgjegjës nga Agjencia për Menaxhim Emergjent, ku treguar se për këtë rast është kërkuar ndërhyrja e KFOR-it, ndërsa Policia ka njoftuar për persona të lënduar, arrestime për zjarr-vënie dhe dëme të shumta materiale.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhim Emergjent, Genc Metaj, ka thënë se Kosova ishte përballur të shtunën me mbi 100 vatra zjarri. Ai duke folur për radio Kosovën theksoi se situata ishte e rënduar mbrëmë, por ndërhyrjet e zjarrfikësve, mbështetja e agjencisë dhe reshjet e shiut ndihmuan në përmirësimin e gjendjes.

Por, drejtori i Agjencisë për Menaxhim Emergjent, Genc Metaj thotë se sot janë shfaqur zjarre të reja, teksa thekson se gjendja më e rënduar është në fshatin Dush të Klinës dhe kanë ftuar KFOR-in për ndihmë.

“Në fshatin Dush të Klinës për shkak të terrenit të papërshtatshëm kemi kërkuar ndihmën e KFOR-it me helikopter dhe jemi në pritje të përgjigjes. Përndryshe ekipet janë në terren dhe janë duke bërë të pamundur për lokalizim të zjarreve”, theksoi ai..

Metaj njoftoi se dy zjarrfikës janë lënduar, por janë jashtë rrezikut për jetë, dhe kërkoi vetëdijesim të qytetarëve për raportim të hershëm të zjarreve.

”Përpos dëmeve që janë shkaktuar në bujqësi e blegtori, humbje të jetës së njerëzve nuk janë raportuar. Për ndezje të zjarreve ka të arrestuar,  mirëpo policia i ka të dhënat e sakta për ta. Ne i bëjmë apel qytetareve që të lajmojnë rastet,  sepse forma më e mirë e parandalimit është kur vetëdijesohen qytetarët, sepse po vihet ne rrezik jeta e qytetarëve por edhe po shkaktohen dëme, qoftë private qoftë publike”, theksoi ai.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona të dyshuar për zjarr-vënie në Pakashticë të Epërme, Lubizhdë, Pejë, Prekaz dhe Mitrovicë të Veriut, ku janë shkaktuar dëme në bujqësi, blegtori dhe pasuri private.

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë thirrje për veprime të koordinuara institucionale, ndërsa ka shprehur mirënjohje për zjarrfikësit, punonjësit emergjentë dhe vullnetarët. Ajo, gjithashtu ka konfirmuar se FSK-ja është në gatishmëri për çdo ndihmë në rast nevoje.

Gjithashtu lexoni:

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

Kosova News 27/07/2025 27/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?