KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shërbimet civile do të ndalohen nga 1 gushti për qytetarët që nuk deklarojnë adresën zyrtare
Lajme

Shërbimet civile do të ndalohen nga 1 gushti për qytetarët që nuk deklarojnë adresën zyrtare

Kosova News
Kosova News 13:09 -23/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Të gjithë qytetarët e Kosovës që nuk e kanë deklaruar adresën zyrtare, nga data 1 gusht e këtij viti, nuk do të mund të pajisen me dokumentet që lëshohen nga Agjencia e Regjistrit Civil (ARC) dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK).

Kështu u theksua në një konferencë për media të organizuar nga AKK-ja, ku u bë thirrje qytetarëve që të deklarojnë adresën e tyre zyrtare, me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime dhe ndërtimit të një shteti më funksional dhe gjithëpërfshirës.

Drejtori i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti tha se mbi 220 mijë qytetarë tashmë e kanë bërë deklarimin e adresës, porse theksoi se kjo nuk është e mjaftueshme.

“Qëllimi i kësaj konference është që t’i informojmë të gjithë qytetarët që nuk e kanë deklaruar adresën zyrtare se nga data 1 gusht e këtij viti, nuk do të mund të pajisen me dokumentet që lëshohen nga ARC dhe AKK. Për më tepër, pa deklarimin e adresës zyrtare, qytetarët nuk mund të pajisen me certifikatën të lindjes apo certifikatën të pronës”, tha Ahmeti.

Ahmeti potencoi se deklarimi i adresës zyrtare është një obligim ligjor dhe një akt përgjegjësie qytetare që i takon gjithsecilit.

Sipas tij, një qytetar pa adresë zyrtare është një qytetar i përjashtuar nga sistemi.

“Sot, me krenari mund të themi se janë mbi 220 mijë qytetarë që tashmë e kanë bërë deklarimin e adresës zyrtare. Kjo është inkurajuese, por ende jo e mjaftueshme. Sepse në një shtet modern e të organizuar, secili qytetar duhet të jetë i regjistruar me adresë të saktë – ashtu siç në një shtet modern dhe funksional…E kemi thënë shumë herë dhe e theksojmë sërish: deklarimi i adresës zyrtare është një obligim ligjor, por mbi të gjitha është një akt përgjegjësie qytetare që i takon gjithsecilit. Një qytetar pa adresë zyrtare është një qytetar i përjashtuar nga sistemi”, tha Ahmeti.

“Pa adresë të saktë, nuk mund të ketë plane zhvillimore reale, nuk mund të ketë shërbime cilësore, siç janë ato administrative e deri tek ato më emergjente siç janë shërbimet ambulante, zjarrfikësit apo policia”, tha Ahmeti.

Ndërkaq, drejtori i Agjencisë së Regjistrit Civil, Blerim Camaj tha se qytetarët në të gjithë Kosovën nuk do të mund të pajisen me asnjë shërbim civil nëse nuk e deklarojnë adresën zyrtare.

“Të gjitha shërbimet e gjendjes civile do të kushtëzohen dhe do të ndalohen. Qytetarët nuk mund të pajisjen me certifikata siç janë certifikata e lindjes, martesës, vdekjes dhe shërbimet e tjera të gjendjes civile nëpër gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, tha Camaj. /KP/

Gjithashtu lexoni:

Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00

KQZ me të dhëna, kaq është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11

DnV: 1.6% e vendvotimeve në Kosovë u hapën me vonesë

Mesazhi i Kurtit pas votimit: Uroj që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të jenë pas katër vitesh

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kosova News 23/07/2025 23/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes
13:47 -07/06/2026
Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë
13:43 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00
13:38 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani
13:01 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?