KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova në fokus të raportit të Agjencisë së Sigurisë dhe Inteligjencës së Kroacisë – aty flitet edhe për ‘botën serbe dhe ndikimin rus në rajon’
Siguri

Kosova në fokus të raportit të Agjencisë së Sigurisë dhe Inteligjencës së Kroacisë – aty flitet edhe për ‘botën serbe dhe ndikimin rus në rajon’

Kosova News
Kosova News 17:18 -22/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova dhe marrëdhëniet e tensionuara me Serbinë janë ndër shqetësimet kryesore të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, sipas raportit vjetor të vitit 2025 të Agjencisë së Sigurisë dhe Inteligjencës së Kroacisë (SOA).

Sipas këtij raporti, situata në veri të Kosovës, ndikimi i Rusisë dhe përpjekjet e Serbisë për të zgjeruar ndikimin rajonal përmes konceptit të “Botës Serbe”, paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë për stabilitetin e rajonit dhe për sigurinë kombëtare të Kroacisë, shkruajnë mediat kroate.

“Marrëdhëniet Serbi–Kosovë mbeten të paqëndrueshme”, thuhet në raportin e SOA-s, ku theksohet se autoritetet e Kosovës “kanë punuar më aktivisht për të mbyllur institucionet paralele parashtetërore serbe që veprojnë në veri të Kosovës, të populluara kryesisht nga serbë, me të cilat Prishtina kërkon të forcojë sovranitetin shtetëror të Kosovës në atë pjesë të territorit dhe të kufizojë ndikimin e Beogradit”.

Në këtë kontekst, raporti rikujton ngjarjen e 24 shtatorit 2023 në Banjskë, ku një grup paraushtarak serb sulmoi një patrullë të Policisë së Kosovës.

Në përleshje u vra një polic dhe tre pjesëtarë të grupit të armatosur.

“Sulmi i armatosur nga formacionet paraushtarake serbe ndaj policisë së Kosovës në fshatin Banjskë doli se ka aktorë që duan të destabilizojnë situatën e sigurisë në veri të Kosovës…”, thuhet në raport.

Raporti vë në pah faktin se një ndër personat kyç të përfshirë ishte Milan Radoiçiq, i cili u zhvendos në Serbi.

Në këtë kontekst, raporti i SOA-s thekson se situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor vazhdon të jetë e brishtë për shkak të çështjeve të pazgjidhura.

“Stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor, ose fqinjësisë juglindore të Kroacisë jashtë BE-së, është jashtëzakonisht e rëndësishme për sigurinë kombëtare të Kroacisë. Është një zonë në të cilën Republika e Kroacisë ka interesat e saj kombëtare, ekonomike, të sigurisë, tregtisë, transportit dhe interesa të tjera”, thuhet në raport.

Një tjetër aspekt shqetësues i theksuar është politika e jashtme e Serbisë dhe ndikimi rus në rajon.

“Serbia vazhdon të promovojë në mënyrë aktive konceptin e ‘Botës Serbe’, i cili synon të bashkojë serbët në vendet fqinje, veçanërisht në Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë, nën ombrellën e unifikuar politike të Beogradit zyrtar. Koncepti i ‘Botës Serbe’ në shumë elementë të tij është një kopje e konceptit rus të veprimit hibrid dhe ndikimit ndaj vendeve fqinje të quajtur ‘Bota Ruse’,” thekson SOA.

Raporti shpreh shqetësim edhe për ngadalësimin ose ngecjen e procesit të integrimit evropian të vendeve të rajonit, duke e parë këtë si faktor që lehtëson ndikimin e aktorëve të tretë, si Rusia dhe Kina.

Gjithashtu lexoni:

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

Kosova, drejt heqjes së tarifave roaming me BE-në

Kosova News 22/07/2025 22/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?