KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Pushka top, iu bëftë!”, avokati i policit shpërthen ndaj vëllait të Agon Zejnullahut pas reagimeve për rastin e Lipjanit
Siguri

“Pushka top, iu bëftë!”, avokati i policit shpërthen ndaj vëllait të Agon Zejnullahut pas reagimeve për rastin e Lipjanit

Kosova News
Kosova News 13:54 -22/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e Apelit ka anuluar dje vendimin për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj pesë zyrtarëve policorë të dyshuar për vrasjen nga pakujdesia të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, në orët e para të 7 korrikut në Lipjan.

Ky vendim ka ngritur zemërimin e familjes së të ndjerit. Alban Zejnullahu, vëllai i Agonit, ka reaguar ashpër duke deklaruar se çdo vendim tjetër përveç paraburgimit për policët na shtyn të mendojmë për opsionet tjera.

Në anën tjetër, avokati i njërës nga palët e mbrojtjes, Besnik Berisha, ka komentuar për Indeksonline vendimin e Apelit. “Vendim i drejtë, por i vonuar. Pres që vendimi i radhës të sjellë një masë edhe më të butë.”

Berisha ka shkuar edhe më larg, duke e cilësuar paraburgimin si rezultat të presionit publik dhe jo të fakteve juridike. “Zyrtarët policor padrejtësisht dhe kundërligjshëm mbahen në masën e paraburgimit vetëm si rezultat i presionit publik.”

“S’ka dyshim të bazuar, nuk ka krim, nuk ka tejkalim të autorizimeve – ka përdorim proporcional të forcës ndaj një personi agresiv, nën ndikim të substancave që vetëm Zoti e di cilat ishin.”

Lexo po ashtu:

Vëllai i Agon Zejnullahut kërcenon shtetin: Çdo vendim tjetër përveç paraburgimit për policët na shtyn të mendojmë opsione tjera

Avokati gjithashtu ka reaguar ndaj deklarimeve të familjes së viktimës në media, duke përdorur një gjuhë të ashpër. “Deklarimet nëpër studio televizive janë për keqardhje. Ata që mendojnë që bëjnë trimni duke e sfiduar ligjin, gabojnë – për ta është: ‘Pushka top, tu bëftë”.

Berisha fajëson edhe shërbimin mjekësor për ndërhyrje të dobët në rastin e Agonit. “Ndihma emergjente ka qenë skandaloze. Mjekja si duket pa përvojë dhe pa pajisje.”

Kujtojmë se rasti i Agon Zejnullahut ka tronditur opinionin publik dhe po ndez gjithnjë e më shumë tensionin mes palëve. Vendimet e ardhshme gjyqësore priten me ankth si nga familja e të ndjerit, ashtu edhe nga opinioni më i gjerë publik.

Gjithashtu lexoni:

Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes

Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00

KQZ me të dhëna, kaq është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11

Policia jep detaje mbi aksidentin që i mori jetën Fatjon Bunjakut

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile

Kosova News 22/07/2025 22/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes
13:47 -07/06/2026
Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë
13:43 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00
13:38 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani
13:01 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?