KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-prokurori Elez Blakaj: Procesi i veteranëve të UÇK-së duhet të fillojë nga zero – institucionet të pastrohen nga UDB-ashët
Lajme

Ish-prokurori Elez Blakaj: Procesi i veteranëve të UÇK-së duhet të fillojë nga zero – institucionet të pastrohen nga UDB-ashët

Kosova News
Kosova News 10:51 -22/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-prokurori special i Kosovës, Elez Blakaj, i cili kishte hetuar skandalin e listave të veteranëve të rrejshëm të UÇK-së dhe më pas ishte detyruar të largohej nga vendi për shkak të kërcënimeve serioze, ka reaguar sërish fuqishëm në një postim të publikuar së fundmi.

Në reagimin e tij, Blakaj ka ngritur shqetësimin për ndikimin e strukturave të vjetra të UDB-së në institucionet e Kosovës, duke paralajmëruar se kjo përbën rrezik serioz për themelet e shtetit.

“Është bërë normë të flitet për UDB-ashë dhe bashkëpunëtorë të tyre në institucione, por pa asnjë vullnet real për t’i larguar. Për disa prej tyre ka informata të mjaftueshme, por mungon vullneti politik për t’i adresuar”, shkruan Blakaj.

Ai ka kërkuar miratimin e Ligjit për Lustracion, për të pastruar institucionet nga ata që kanë bashkëpunuar me strukturat e sigurimit jugosllav dhe që, sipas tij, edhe sot gëzojnë poste kyçe.

Blakaj ka theksuar se certifikata e sigurisë duhet të jetë kusht për çdo funksion me përgjegjësi shtetërore, përfshirë gjyqtarët dhe prokurorët, pasi vetëm arsimimi apo përvoja nuk janë të mjaftueshme në kushtet aktuale.

Një pjesë e madhe e reagimit të tij i kushtohet procesit të njohjes së veteranëve të UÇK-së, për të cilin Blakaj ka qenë zyrtari kryesor që e ka hetuar vite më parë. Ai ka deklaruar se në këtë proces janë përfshirë persona që kanë qenë të certifikuar si UDB-ashë, madje disa prej tyre e kanë pranuar këtë publikisht, ndërsa sot figurojnë në listat e veteranëve.

“Ky është një dëm i madh për dinjitetin e UÇK-së. Ka emra që kanë torturuar luftëtarë të vërtetë e familjet e tyre para luftës, e sot marrin statusin e veteranit. Është e papranueshme”, ka shkruar Blakaj.

Ai kërkon që procesi të fillojë nga e para, nga zeroja, dhe thotë se kjo do të ishte një provë e vërtetë për ata që kanë kontribuar në luftë, por që sot po heshtin.

“Heshtja e tyre është bashkëfajësi. U takon të flasin e të mbrojnë të vërtetën”, thekson ai, duke paralajmëruar se shumë nga të vërtetat që janë mbajtur të fshehura, së shpejti do të dalin në dritë.

Blakaj ka përfunduar reagimin e tij me fjalën “Vazhdon…”, duke lënë të kuptohet se kjo është vetëm faza e parë e një përballjeje publike me manipulimet që, sipas tij, po e dëmtojnë rëndë historinë dhe të ardhmen e Kosovës.

Miq, një nga temat më të përfolura në të gjitha nivelet ka qenë dhe vazhdon të jetë debati se kush kujt i shërben sot…

Posted by Elez Blakaj on Monday, July 21, 2025

Gjithashtu lexoni:

Tentuan të shisnin 21 prona me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona në Mitrovicë

Policia e Kosovës dhe KFOR-i diskutojnë gatishmërinë për sezonin veror

Kandiq: Deklaratat e ministres serbe tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk ka vdekur

MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik

Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit

Kosova News 22/07/2025 22/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?