KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rusia kryen sulm ajror masiv kundër Ukrainës
Botë

Rusia kryen sulm ajror masiv kundër Ukrainës

Kosova News
Kosova News 14:37 -21/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Rusia ka lëshuar qindra dronë dhe dhjetëra raketa përgjatë natës në drejtim të Ukrainës, duke vrarë të paktën dy persona, përfshirë njërin në kryeqytet.

Sulmi ka ndodhur një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka propozuar mbajtjen e një rundi të ri bisedimesh për paqe.

Përgjatë fundjavës, Zelensky e ka ofruar mundësinë e bisedimeve të reja për paqe me Moskën, teksa partnerët ndërkombëtarë janë përgatitur për të dërguar më shumë armë në Ukrainë përmes NATO-s, pas arritjes së një marrëveshjeje me presidentin amerikan, Donald Trump.

Forca ajrore ukrainase ka thënë se Rusia i ka lëshuar 426 dronë të llojit Shahed, pesë raketa hipersonike Kinzhal dhe 19 raketa lundruese në disa lokacione rreth Kievit, dhe në pjesë tjera të shtetit.

Gjysma e raketave dhe dronëve është thënë se janë shkatërruar.

Zelensky ka thënë se përpjekjet e emergjencës dhe ato për kërkim-shpëtim janë të angazhuara nëpër qytete dhe komunitete.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko ka konfirmuar se një person është vrarë në kryeqytetin ukrainas dhe dy të tjerë janë plagosur.

Sulmi e ka shkatërruar edhe hyrjen e stacionit të metrosë Lukjanivska në Kiev, i cili është shfrytëzuar si qendër strehimi gjatë sulmeve ajrore.

Si pasojë e sulmeve, stacioni është mbyllur.

Në qytetin perëndimor Ivano-Frankvisk, kryetari Ruslan Martsinkiv e ka përshkruar sulmin si më të madhin në këtë territor prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, më 2022.

Pavarësisht rritjes së dëshmive për të kundërtën, Rusia pretendon se nuk shënjestron infrastrukturë civile.

Autoritetet ukrainase dhe agjencitë ndërkombëtare, sikurse Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, e kanë akuzuar Rusinë për shënjestrim të qëllimshëm të civilëve dhe që diçka e tillë përbën krim lufte.

Dy runde bisedimesh për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës të mbajtura në Stamboll në maj dhe qershor, kanë rezultuar me këmbim të të burgosurve dhe kthim të trupave të ushtarëve të vrarë.

Megjithatë, nuk është arritur ndonjë pajtueshmëri për t’i dhënë fund konfliktit.

Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur i zemëruar nga mungesa e përparimit, dhe i ka dhënë Moskës një afat 50-ditor për t’u pajtuar për armëpushim, ose në të kundërtën do të goditet me sanksione.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre/ rel

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 21/07/2025 21/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje
19:17 -14/07/2026
Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë
18:13 -14/07/2026
Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë
18:08 -14/07/2026
Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu
18:02 -14/07/2026
Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë
17:54 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?