KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Incidenti i armatosur në Doganaj, shkak i një mosmarrëveshjeje në trafik – në mesin e të arrestuarve edhe një polic
Siguri

Incidenti i armatosur në Doganaj, shkak i një mosmarrëveshjeje në trafik – në mesin e të arrestuarve edhe një polic

Kosova News
Kosova News 11:51 -21/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një zyrtar policor dhe tre qytetarë janë arrestuar lidhur me incidentin e ndodhur pas mesnatës në fshatin Doganaj të Ferizajt, ku dy persona mbetën të plagosur pas një përleshjeje me armë zjarri. Lajmin e ka bërë të ditur Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), përmes një komunikate zyrtare.

“Departamenti i Hetimeve ka pranuar sot pas mesnatës një informatë nga Policia e Kosovës lidhur me një incident gjuajtjeje me armë zjarri, ku si pasojë janë lënduar dy persona”, thuhet në njoftim.

Në incidentin që ka ndodhur rreth orës 00:52, ishte përfshirë edhe një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare, i cili sipas IPK-së, është në mesin e të arrestuarve.

Lexo po ashtu:

Të shtënat në Doganaj mes një qytetari dhe një polici – katër persona përfundojnë në ndalim 48-orësh

“Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se incidenti ka ndodhur fillimisht si pasojë e një mosmarrëveshjeje në trafik, duke përfunduar fatkeqësisht në një incident të gjuajtjes me armë zjarri”, sqaron IPK.

Të plagosurit – një qytetar dhe zyrtari policor – janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa sipas mjekëve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar dy vetura, dy armë zjarri (një Glock 19 zyrtare dhe një revole Zastava), 16 gëzhoja dhe një predhë.

“Pas kontakteve me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, janë arrestuar katër të dyshuar – zyrtari policor dhe tre qytetarë – të cilëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet më tej në komunikatë.

IPK ka nisur hetimet në drejtim të veprave penale “Vrasje në tentativë”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Dhënie ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale”.

Bazuar në autorizimet ligjore, IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e zyrtarit policor të përfshirë në këtë rast.

Hetuesit e Inspektoratit janë në bashkëpunim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës dhe njësitet relevante të Policisë së Kosovës, ndërsa pritet të ndërmerren edhe veprime të tjera për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit

Gjithashtu lexoni:

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

Kosova News 21/07/2025 21/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?