KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Mi jep 5000 euro ose i tregoj burrit tënd” – Prokuroria e Gjakovës kërkon paraburgim ndaj dy personave për shantazh
Siguri

“Mi jep 5000 euro ose i tregoj burrit tënd” – Prokuroria e Gjakovës kërkon paraburgim ndaj dy personave për shantazh

Kosova News
Kosova News 12:39 -20/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve me inicialet A.T. dhe V.H., të cilët po hetohen për veprën penale të shantazhit.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ndaj dy të pandehurve është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, ndërsa kërkesa për paraburgim është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Në komunikatë thuhet se “ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit A.T. dhe V.H., të koordinuar paraprakisht në mes vete, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, kanosin personin tjetër – këtu të dëmtuarën B.H., se do të zbulojnë diçka në lidhje me të, që do të dëmtojë rëndë nderin dhe autoritetin e saj.”

Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 18 korrik 2025, kur e dyshuara V.H. e ka kontaktuar të dëmtuarën dhe i ka kërkuar para në këmbim të heshtjes.

“Unë kam fakte që ti ke kaluar me 2-3 persona dhe nëse nuk mi dërgon 5000 euro, këto prova do t’ia dërgoj burrit tënd”, i kishte thënë e pandehura viktimës, sipas përshkrimit të Prokurorisë.

Më tej thuhet se, pas komunikimeve të përsëritura, e dëmtuara kishte pranuar të dorëzonte shumën e kërkuar, duke e vendosur atë në një palë pantallona në katin e tretë të një qendre tregtare në Gjakovë, siç ishte udhëzuar nga e dyshuara.

“Vjen i bjen në qendrën tregtare V., në katin e tretë, leje dikund në tesha, më trego ku janë dhe shkoj i marr”, citohet të ketë thënë V.H., e cila, sipas Prokurorisë, ka vepruar në koordinim të plotë me bashkëpandehurin A.T., të cilin e ka njoftuar për çdo hap.

Pasi ka marrë zarfin me para, e pandehura ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por është ndaluar nga Policia.

“Kur e verën një zyrtar policor, tenton të largohet duke e hedhur zarfin në tokë të cilin ende nuk e kishte hapur”, thuhet në njoftim. Pak minuta më vonë është arrestuar edhe A.T., i cili po ashtu kishte arritur në vendin e ngjarjes.

Të dy të pandehurit po hetohen për veprën penale “Shantazhi”, nga neni 329 paragrafi 1, në lidhje me nenet 31 dhe 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka theksuar se vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

Gjithashtu lexoni:

Policia bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen katër armë pas rastit të kanosjes ndaj ministrit Sveçla

Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok

Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes

Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00

Policia jep detaje mbi aksidentin që i mori jetën Fatjon Bunjakut

Kosova News 20/07/2025 20/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Mbi 600 të burgosur ushtrojnë të drejtën për të votuar
19:00 -07/06/2026
DnV: Dalja e qytetarëve në votime, 10% më e ulët se në zgjedhjet e fundit parlamentare  
18:48 -07/06/2026
Rexhepi e shqetësuar me informacionet se u gjetën fletëvotime të dëmtuara
18:41 -07/06/2026
Haskuka me thirrje urgjente më pak se një orë para mbylljes së votimeve: Çdo votë vendos, ftoni familjarët dhe miqtë të dalin në votime!
18:14 -07/06/2026
Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin
18:11 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?