KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trajkoviq beson se Trumpi do t’i marrë në dorë negociatat Kosovë – Serbi
BotëPolitikëRajon

Trajkoviq beson se Trumpi do t’i marrë në dorë negociatat Kosovë – Serbi

Kosova News
Kosova News 14:33 -19/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Politikania serbe Rada Trajkoviq ka thënë se presidenti amerikan Donald Trump do t’i marrë në dorë negociatat mes Kosovës dhe Serbisë dhe po ashtu në Bosnje.

Sipas saj, Bashkimit Evropian nuk ka autoritetin për të vazhduar negociatat prandaj Trumpi pritet ta përcaktojë ritmin e negociatave.

“Fatkeqësisht, BE-ja nuk ka forcën ose autoritetin për të vazhduar negociatat. Dhe presidenti Trump nuk e ka zakon ta ‘ndjekë’ BE-në gjithsesi, por dëshiron të marrë drejtimin dhe të përcaktojë ritmin e negociatave. Unë besoj se ai me siguri do të fillojë bisedimet për Bosnjën dhe Kosovën”, ka thënë ajo në një intervistë për “Danasin”.

Trajkoviq u shpreh se Trumpi tashmë e ka lënë një bazë të rëndësishme me Marrëveshjen e Washingtonit, e cila përfshinte dy elemente kyçe, “statusin e serbëve dhe të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, si dhe normalizimin ekonomik, përfshirë bashkëmenaxhimin e burimeve strategjike si Gazivoda dhe Trepça”.

Ajo vlerësoi përpjekjet e administratës Trump për t’i afruar Prishtinën dhe Beogradin përmes projekteve konkrete – si transporti ajror e hekurudhor – dhe për të ndërtuar bashkëpunim ekonomik, pa e vendosur theksin në kufijtë kombëtarë.

Ajo hodhi poshtë pretendimet e presidentes Vjosa Osmani për përgatitje serioze ushtarake të Serbisë për konflikt me Kosovën në vitin 2025, duke thënë se deri më tani asnjë institucion ndërkombëtar – as NATO, KFOR, BE apo Departamenti Amerikan i Shtetit – nuk ka ofruar dëshmi që mbështesin një pretendim të tillë.

Sipas saj, Ushtria e Serbisë ka marrëdhënie të mira me NATO-n dhe KFOR-in dhe është e pamundur që të ndërmarrë veprime pa një “dritë të gjelbër” nga ndonjë aktor ndërkombëtar. Ajo shton se nëse ndonjë plan i tillë ekziston, ai do të ishte rezultat i një marrëveshjeje jo-transparente, në të cilën nuk beson.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Për qeverisje përgjegjësia te ne, për presidentin e të gjithëve

Hamza: PDK-ja në këtë mandat do të qëndrojë në opozitë, i urojmë suksese Kurtit

Kurti flet pas takimit me Hamzën

Bedri Hamza para takimit me Kurtin: Interesi i vendit mbi interesat partiake

Sot nisin bisedimet për formimin e institucioneve: Kurti pritet të takohet me Hamzën dhe Abdixhikun

Kosova News 19/07/2025 19/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!
14:51 -10/07/2026
Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup
14:23 -10/07/2026
Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor
13:20 -10/07/2026
Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut
12:59 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?