KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ismaili takohet me Burkhard Balz, anëtar Bordi i Bundesbankës Gjermane
Ekonomi

Ismaili takohet me Burkhard Balz, anëtar Bordi i Bundesbankës Gjermane

Kosova News
Kosova News 18:13 -17/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, së bashku me zëvendësguvernatorët, pati sot nderin të mirëpresë Burkhard Balz, Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Bundesbankës Gjermane, së bashku me delegacionin e tij, me rastin e vizitës së parë të nivelit të lartë të Bundesbankës në BQK.

“Guvernatori Ismaili dhe Balz diskutuan mbi bashkëpunimin e fortë dhe afatgjatë ndërmjet dy institucioneve, veçanërisht në fushën e menaxhimit të rezervave, operacioneve dhe ngritjes se kapaciteteve. Guvernatori shprehu mirënjohjen e tij për partneritetin profesional me Bundesbankën, përfshirë rolin e saj në operimin, në emër të Eurosistemit, të linjës repo në dispozicion për BQK-në”, njofton BQK.

Gjatë takimit, Guvernatori Ismaili e informoi z. Balz edhe për zhvillimet e fundit në sektorin financiar të Kosovës dhe për reformat e gjera strukturore të ndërmarra për forcimin e stabilitetit financiar, modernizimin e infrastrukturës së pagesave dhe përafrimin e kuadrit rregullator me standardet e Bashkimit Evropian.

Në këtë kontekst, Guvernatori rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), duke theksuar pritjet për mbështetje dhe avokim të mëtejshëm nga partnerët evropianë, përfshirë edhe Bundesbankën Gjermane.

Kjo vizitë pason takimin e fundit të Guvernatorit Ismaili me Presidentin e Bundesbankës, Joachim Nagel, në seline e Bundesbankës ne Frankfurt, dhe reflekton thellimin e lidhjeve institucionale dhe bashkëpunimit strategjik.

Në përfundim të vizitës, të dy palët vlerësuan gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme që po ofrohet përmes programit të financuar nga BE-ja “Programi për Fuqizimin e Kapaciteteve të Bankave Qendrore në Ballkanin Perëndimor”, i zbatuar nga Bundesbanka në bashkëpunim me partnerët e Bankave Qendrore te Eurosistemit, si dhe shprehën gatishmërinë për të eksploruar mundësitë e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.

Vizita nënvizon përkushtimin e BQK-së për ndërtimin e partneriteteve të forta ndërkombëtare dhe shfrytëzimin e ekspertizës për të forcuar sistemin financiar të Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

Kosova News 17/07/2025 17/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje
18:29 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?