KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykimi ndaj Shaqir Lutvijës, dëshmitari: Na kanë rrah me shufra hekuri e kondakt të pushkës, i akuzuari më rrahu shumë
Siguri

Gjykimi ndaj Shaqir Lutvijës, dëshmitari: Na kanë rrah me shufra hekuri e kondakt të pushkës, i akuzuari më rrahu shumë

Kosova News
Kosova News 16:01 -17/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin për krime lufte ndaj të akuzuarit Shaqir Lutvija, është dëgjuar dëshmitari Ukë Kolgeci, i cili tha se e kanë arrestuar në vitin 1998 në fshatin Vraniq dhe më pas ushtria serbe i ka dërguar në Prizren në bodrumin e zjarrfikësve, ku paramilitarët serbë i kanë rrahur.

“Kemi qenë në fshatin Vraniq, ka pasur edhe prej fshatrave tjerë që janë mbledh aty. Mandej, na kanë rrethu policia, ushtria e paramilitarët serbë dhe na kanë ndarë në grupe-grupe, një grup me ma të rritur na kanë shti në kamion të ushtrisë dhe na kanë dërgu në Prizren, na kanë shti në bodrumin e zjarrfikësve dhe kanë hy paramilitarët dhe na kanë rrah dhe shumicën prej tyre i kanë bë për spital se i kanë rrah me shufra të drurit, me kondakt të pushkës e me shufra të hekurit. E prej aty na kanë shti në një dhomë tjetër dhe kemi prit radhën për me na marrë në pyetje SUP-i dhe na akuzojshin për terrorizëm”, ka deklaruar Kolgeci.

Në këtë rast, Shaqir Lutvija akuzohet se në cilësinë e inspektorit dhe policit në Stacionin Policor në Prizren, ka kryer krime lufte, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dëshmitari Kolgeci tha se i akuzuari Lutvija ka punuar në SUP, pasi që i njëjti e ka marrë në pyetje dhe e ka rrahur.

“Në SUP ka punuar ky zotëria që është këtu, kur më ka marrë në pyetje më ka rrah shumë, më ka detyru me zgjedh edhe vetë pendrekun me të cilin po dëshiron ti me të rrah, edhe aty na kanë shtri për dyshme dhe me kanë goditur mbrapa shpinës dhe duarve, aty e kam humbur vetëdijen tri herë dhe nuk e di se çka ka ndodh. Mandej, derisa më kanë dërgu në burg edhe më kanë mshel”, ka thënë dëshmitari.

Ai tha se maltretimet kanë vazhduar edhe në burg, ku edhe një javë e kanë marrë në pyetje dhe çdo javë i kanë rrahur.

Kolgeci deklaroi se kanë qenë 5 persona, por që janë ndërruar vazhdimisht, pasi që ka pasur shumë persona që i kanë marrë në pyetje dhe e kanë shfrytëzuar rastin që të mos njihen.

Ndërsa, në pyetjen e prokurorit Ilir Morina, se si e ka njohur që ka qenë i akuzuari që e ka maltretuar, dëshmitari tha se e kanë njohur për shkak të shenjës që ka në fytyrë.

“Kur më kanë marrë në pyetje në Prizren, e kanë pasur një foto dhe e kam njohur për shkak të asaj shenje”, tha dëshmitari.

Dëshmitari tha se kur e kanë ftuar të shkojë në stacionin policor në Prizren, fillimisht e kanë marrë në pyetje e më pas i kanë treguar fotografitë me të cilat e ka identifikuar tani të akuzuarin.

Seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit Hasan Shala.

Ndërsa, për dëshmitarin Agron Hoti, i cili ishte prezent në sallë, Gjykata e njoftoi të njëjtin se Prokuroria është tërhequr nga dëgjimi i tij, andaj edhe nuk do të dëgjohet në cilësinë e dëshmitarit në këtë gjykim.

Në seancën fillestare të mbajtur më 17 shtator 2024, Lutvija u deklarua i pafajshëm për akuzën që i vihet në barrë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 4 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Shaqir Lutvijës, i cili akuzohet se në cilësinë e inspektorit dhe policit në Stacionin Policor në Prizren, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore serbe, gjatë periudhës kohore 1998-1999, në Prizren, gjatë kohës së luftës në Kosovë, ka ushtruar masat represive të vrasjes, arrestimit, rrahjes, maltretimit dhe trajtimit çnjerëzor.

Aktakuza thotë se sipas dëshmisë së dëshmitarëve: Murat Kabashi, Elmi Gashi, Sefer Ejupi, Vehbi Velija, Qemajl Kollari, Ukë Kolgeci, Haxhi Gashi, Safet Gashi, Hasan Shala dhe Arsim Zyba, i akuzuari Lutvija nga 28 shtatori 1998 deri më 7 tetor 1998, në bashkëkryerje me pjesëtarët e tjerë të forcave policore, kanë ndërmarr një fushatë për arrestimi e tyre në burgun e Prizrenit, në cilësinë e popullatës civile të nacionalitetit shqiptar, në mesin e të cilëve ishin: R.J., dhe të lartcekurit.

Gjithnjë sipas aktakuzës, forcat serbe pas arrestimit i dërguan në Stacionin Policor në Prizren, me ç’rast i akuzuari Lutvija së bashku me të pandehurit e tjerë, në cilësinë e inspektorit të këtij stacioni, i morën në pyetje të dëmtuarit dhe gjatë procesit të marrjes në pyetje i kanë rrahur me boksa e shqelma, me mjete të tjera të forta dhe metoda të tjera të trajtimit çnjerëzor.

Në aktakuzë thuhet se Lutvija dhe të pandehurit tjerë, kanë përdorë mjete të rrymës elektrike, të cilat ua vendosnin në pjesën e duarve dhe në organe gjenitale, me ç‘rast si pasojë e kësaj R.J., kishte vdekur, kurse Murat Kabashi, Elmi Gashi, Sefer Ejupi, Vehbi Velija, Qemajl Kollari, Ukë Kolgeci, Haxhi Gashi, Safet Gashi, Hasan Shala dhe Arsim Zyba pësuan lëndime serioze trupore.

Me këtë, Lutvija po akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të RSFJ-së. /BetimipërDrejtësi/

Gjithashtu lexoni:

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

​Policia apel qytetarëve: Krimet e luftës raportoni në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë

Kosova News 17/07/2025 17/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?