KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sllavisha Filiq dënohet me 15 vjet burg për zhdukjen e Hafir Shalës në kohën e luftës
Siguri

Sllavisha Filiq dënohet me 15 vjet burg për zhdukjen e Hafir Shalës në kohën e luftës

Kosova News
Kosova News 15:30 -17/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin për krime lufte Sllavisha Filiq.

Ky gjykim është zhvilluar në mungesë. Aktgjykimi u shpall të enjten nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sllavisha Filiq ngarkohet se si pjesëtar i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, së bashku me dy zyrtarë tjerë, e kishin dërguar në objektin e Sigurimit Shtetëror në Prishtinë mjekun Hafir Shala, ku iu ishte nënshtruar rrahjeve dhe torturave dhe se nga ajo ditë më nuk dihet për fatin e tij.

Gjykatësja Namani-Hajra tha se dënimi me burgim do të ekzekutohet kur aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

I pandehuri obligohet të paguajë shpenzimet e procedurës penale në shumën prej dyqind euro për paushallin gjyqësor dhe njëqind euro për fondin për kompensimin e viktimave të krimit.

Më 15 shtator 2023 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj Sllavisha Filiq, i cili ngarkohet se si pjesëtar i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, së bashku me dy zyrtarë tjerë të paidentifikuar deri më tani nga organet tona, më 10 prill 1998 kishin ndaluar një veturë në Drenas, ku gjendeshin Hetem Sinani, Shaban Haziraj dhe Hafir Shala, ku të njëjtit sipas aktakuzës nga këta pjesëtarë ishin legjitimuar.
Aktakuza thotë se i akuzuari Filiq me dy zyrtarë tjerë, të tre të veshur me rroba civile, kishin marrë doktorin Shala dhe e kishin dërguar në objektin e Sigurimit Shtetëror në Prishtinë, ku mjeku Shala iu kishte nënshtruar rrahjeve dhe torturave dhe se nga ajo ditë më nuk dihet për fatin e tij.

Andaj, për këto veprime Filiq ngarkohej me veprën penale krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të ish-Jugosllavisë

Gjithashtu lexoni:

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

​Policia apel qytetarëve: Krimet e luftës raportoni në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë

Kosova News 17/07/2025 17/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?