KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zyrtari i arrestuar për spiunazh, PREVENT: Nuk është rast i vetëm
Siguri

Zyrtari i arrestuar për spiunazh, PREVENT: Nuk është rast i vetëm

Kosova News
Kosova News 14:22 -17/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti për Siguri dhe Resiliencë – PREVENT shpreh vlerësimin për veprimin profesional, të koordinuar dhe vendimtar të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në Republikën e Kosovës, përkatësisht Prokurorisë së Shtetit, Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) të cilat me sukses kanë ndërmarrë arrestimin e zyrtarit policor Bojan Jevtić, i cili dyshohet për përfshirje në veprimtari spiunazhi dhe rrjedhje të informatave të ndjeshme në bashkëpunim me inteligjencën serbe.

“Jevtić, që ushtronte funksionin e zëvendëskomandantit dhe shefit të operativës në një njësi policore në veri të Kosovës, u arrestua në pikën kufitare ‘Dheu i Bardhë’, pas një periudhe të gjatë vëzhgimi dhe hetimesh të kujdesshme nga autoritetet e sigurisë. Ky arrestim nuk është një rast i izoluar, por rezultat i një pune të përkushtuar institucionale, që dëshmon për pjekurinë dhe profesionalizmin e shtetit të Kosovës në mbrojtje të rendit kushtetues dhe të sigurisë kombëtare”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim PREVENT thekson në mënyrë të veçantë rolin udhëheqës të Prokurorisë së Shtetit në këtë proces, hetimet e sakta të IPK-së, angazhimin serioz të Policisë së Kosovës dhe kontributin kyç të AKI-së në identifikimin dhe analizimin e informatave sensitive të karakterit inteligjent.

“Bashkëpunimi i ngushtë ndërinstitucional në këtë rast tregon një shembull funksional të mbrojtjes së sovranitetit dhe stabilitetit të Republikës së Kosovës”.

Siç bëhet e ditur në njoftim ky nuk është një rast i vetëm.

“Vetëm gjatë vitit të fundit, autoritetet e sigurisë në Kosovë kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për bashkëpunim me shërbimet inteligjente të Serbisë. Të gjithë këta persona dyshohet se kanë vepruar në kundërshtim me interesat e Republikës së Kosovës, duke tentuar të destabilizojnë institucionet dhe të minojnë sigurinë kombëtare”.

Instituti PREVENT bën thirrje që hetimet të vazhdojnë në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe me integritet të plotë, duke u bazuar në parimet e shtetit të së drejtës, standardet demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Vetëm përmes një qasjeje të tillë mund të forcohet besimi i qytetarëve në institucionet e vendit dhe të sigurohet që kushdo që cënon sigurinë dhe rendin kushtetues do të përballet me drejtësinë.

“Raste të tilla duhet të shërbejnë edhe si thirrje për verifikim më rigoroz të integritetit të zyrtarëve publikë, forcimin e kapaciteteve të kundërzbulimit dhe rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional – veçanërisht në sektorët e ndjeshëm të shtetit – për t’u përballur me sukses me sfidat dhe kërcënimet hibride që mund të cenojnë paqen dhe stabilitetin në vend”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

Kosova, drejt heqjes së tarifave roaming me BE-në

​Policia apel qytetarëve: Krimet e luftës raportoni në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës

Kosova News 17/07/2025 17/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?