KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova do të përfitojë edhe nga korniza e ardhshme financiare e BE-së
Ekonomi

Kosova do të përfitojë edhe nga korniza e ardhshme financiare e BE-së

Kosova News
Kosova News 13:19 -17/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Mjetet financiare të BE-së për procesin e zgjerimit nga viti 2028 do të jenë shumë më të mëdha sesa që janë tash për t’u përshtatur me progresin e përshpejtuar të vendeve kandidate. Këtë e ka thënë të enjten komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, duke folur për pjesën kushtuar zgjerimit nga korniza shumëvjeçare financiare, që të mërkurën e ka propozuar Komisioni Evropian.

Nga të gjitha vendet e përfshira në procesin e zgjerimit, vetëm Kosova nuk e ka formalisht statusin e vendit kandidat, për çka edhe ka mbetur jashtë disa nismave në disa institucione të BE-së.

Por, sipas komisioneres Kos, Kosova nuk do të ketë pengesa të përfitojë nga mjetet financiare të BE-së, dedikuar vendeve në procesin e zgjerimit edhe në periudhën e ardhshme.

“Kur është fjala për Kosovën, ajo do të mbetet pjesë e këtyre instrumenteve financiare, siç ka qenë edhe deri me tash. Siç e dini, Kosova është tashmë edhe pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Kos.
Ajo ka përsëritur atë që një ditë më herët e ka thënë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se zgjerimi është identifikuar si prioritet edhe në propozimin e buxhetit shtatëvjeçar të BE-së, që përfshin periudhën prej vitit 2028 deri në vitin 2034.

“Zgjerimi nuk e bën Bashkimin Evropian vetëm me sipërfaqe më të madhe dhe me numër banorësh. Por zgjerimi ka të bëjë me unifikimin e Evropës. Duke rritur mbështetjen për të gjithë ata që plotësojnë kushtet e anëtarësimit, ne jemi në rrugën e duhur për të bashkuar Evropën tonë”, ka thënë Marta Kos.

Ajo ka përsëritur se përdorimi i mjeteve të BE-së nga vendet e procesit të zgjerimit do të jetë i kushtëzuar nga përmbushja e kushteve dhe ato vende do të gjykohen në bazë të meritave individuale.

Ka thënë se për momentin Mali i Zi dhe Shqipëria janë duke avancuar shumë shpejt, ndërsa pret që këtë rrugë ta ndjekin edhe vendet e tjera.

Komisioni Evropian ka propozuar një kornizë buxhetore prej 2 trilionë eurosh, prej të cilave 200 miliardë do të jenë në kuadër të programit “Evropa globale”. Kjo përfshin zgjerimin, fqinjësinë, ndihmën humanitare dhe ndihmën zhvillimore të BE-së në botë. Për zgjerimin nga kjo shumë pritet të dedikohen 42.6 miliardë euro, që është një rritje domethënëse krahasuar me kornizën e tashme financiare, për të cilën janë ndarë 31 miliardë euro. Po ashtu 100 miliardë euro për ndihmë të veçantë Ukrainës nuk janë pjesë e kësaj pakete.

Pas propozimit të Komisionit Evropian do të pasojnë negociatat me Parlamentin Evropian dhe vendet anëtare për të aprovuar këtë propozim. Afati i fundit për të arritur pajtimin është viti 2027, kur edhe përfundon korniza e tashme financiare. /Koha/

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

Kosova News 17/07/2025 17/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje
18:29 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?