Një person dyshohet se ka rënë nga lartësia, në objektin e hotelit “Grand” në Prishtinë.
Lajmin e konfirmoi , komandanti i Zjarrfikësve në Komunën e Prishtinës, Malë Gashi.
“Dyshohet se një person ka rënë nga katet e larta. Ekipet janë duke u marrë me rastin”, tha ai.
Kosovanews.net ka dërguar pyetje edhe në Policinë e Kosovës, por deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.


