KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova Pranohet me të Drejta të Plota në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë
Arsim

Kosova Pranohet me të Drejta të Plota në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë

Kosova News
Kosova News 18:10 -14/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), pas një vlerësimi të pavarur dhe rigoroz nga ekspertët ndërkombëtarë të Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë (ENQA), përcjell KosovaNews.

Në një letër zyrtare drejtuar drejtorit të përgjithshëm të AKA-së, z. Naim Gashi, presidenti i EQAR-it, z. Stéphane Lauwick, ka bërë të ditur se aplikimi i dorëzuar më 2 shkurt 2024 është miratuar plotësisht, dhe se përfshirja e AKA-së në EQAR do të jetë e vlefshme deri më 31 dhjetor 2029.

“Ju lutem pranoni urimet e mia për aplikimin tuaj të suksesshëm dhe përgëzimet e mia të përzemërta për punën tuaj, në emër të të gjithë anëtarëve të Komitetit të Regjistrit,” – thuhet në letrën e EQAR-it.

Kjo përfshirje e plotë në EQAR nënkupton se Kosova tani trajtohet si partnere e barabartë me vendet anëtare të BE-së sa i përket standardeve të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë. Ky është një hap gjigand drejt integrimit evropian të sistemit arsimor kosovar, duke forcuar besimin ndërkombëtar në diplomat, institucionet dhe proceset akademike të vendit.

Pranimi i plotë në EQAR shënon njërin nga sukseset më të mëdha të AKA-së që nga themelimi i saj dhe përfaqëson një vlerësim të drejtpërdrejtë për punën profesionale, përkushtimin dhe reformën e qëndrueshme në këtë fushë.

𝐀𝐠𝐣𝐞𝐧𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐩ë𝐫 𝐀𝐤𝐫𝐞𝐝𝐢𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐚𝐧ë𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐦𝐞 𝐭ë 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚 𝐭ë 𝐩𝐥𝐨𝐭𝐚 𝐧ë 𝐄𝐐𝐀𝐑 Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA)…

Posted by Agjencia e Kosovës për Akreditim – Kosovo Accreditation Agency on Monday, July 14, 2025

Gjithashtu lexoni:

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta

Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri

Shiu zbulon cilësinë e punimeve, fusha e re sportive në Emshir të Prishtinës kthehet në “lumë”

Kurti: Sakrifica dhe vetëmohimi i Enver Zymerit duhet të shërbejnë si shembull për të gjithë zyrtarët shtetërorë

Kosova News 14/07/2025 14/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale
21:21 -26/07/2026
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta
20:11 -26/07/2026
Arbër Zeneli shënon dhe asiston në fitoren e Elfsborgut ndaj Malmos
20:06 -26/07/2026
Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë
19:47 -26/07/2026
Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?