Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur pas dështimit të seancës së 45-të me radhë në tentativë për ta bërë Kuvendin funksional, raporton Ekonomia Online.
Ai para mediave tha se ky ngërç duhet të tejkalohet duke e vendosur në epiqendër shtetin.
“E njëjta situatë, ky ngërç duhet të tejkalohet duke e vendosur në epiqendër shtetin. Shumë njerëz mendojnë se ekzistenca e shtetit është diçka e mirëqenë, shtetin çdo ditë duhet ta meritojmë dhe ta mirëmbajmë për ta pasur”.
“Bota ka njohur shumë shtete që nuk ekzistojnë më”, tha ai.