Një mosmarrëveshje mes dajës e nipit ka përfunduar keq dje pasdite në komunën e Malishevës.
Në fakt, daja e ka rrahur nipin e moshës së mitur dhe për këtë arsye është arrestuar.
“Fshati “Bellanicë”, në Malishevë 11.08.2022 – 16:54. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje të çastit ka sulmuar fizikisht nipin e tij të mitur. Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


