Ngërçi i tejzgjatur për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe krijimi i institucioneve të reja, ka vënë në lëvizje presidenten Vjosa Osmani.
Osmani qysh nga orët e mëngjesit është duke zhvilluar takime me krerët e partive politike për të parë nëse ka gatishmëri për konsensus rreth kësaj situate.
Pas takimit me liderin e LVV-së, Albin Kurti, kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi presidentja tashmë ka nisur takimin me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Kurti e Krasniqi pas përfundimit të takimit janë deklaruar për media. Kurti u shpreh se do të bëjë çmos që të konstituojnë Kuvendin në frymën e bashkëpunimit.
Ndërkaq Krasniqi , kërkoi që LVV ta ndryshojë kandidatin për kryeparlamentar dhe votimi të jetë i hapur.
Lexo po ashtu: