KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Skandal në Ferizaj: Mashtruesi ushtroi detyrën e mjekut dhe farmacisrit për 8 vjet – me diplomë të falsifikuar!
Kronika e Zezë

Skandal në Ferizaj: Mashtruesi ushtroi detyrën e mjekut dhe farmacisrit për 8 vjet – me diplomë të falsifikuar!

Kosova News
Kosova News 15:22 -30/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj A.R., nga Ferizaj, nën dyshimin se për tetë vjet ka ushtruar në mënyrë të kundërligjshme profesionin e mjekut dhe farmacistit, pa pasur diplomë të Fakultetit të Mjekësisë dhe pa licencë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas Prokurorisë, A.R. gjatë periudhës 2016–2024, në ordinancat “Almed” dhe “Almedica”, ka ofruar shërbime mjekësore duke përdorur një diplomë të falsifikuar, sikur ishte lëshuar nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ndonëse ai as nuk ka qenë ndonjëherë i regjistruar si student atje.

Me këtë dokument të falsifikuar, i pandehuri fillimisht themeloi ordinancën “Almed”, e më pas regjistroi një tjetër nën emrin e djalit të tij – “Almedica” – për të vazhduar aktivitetin e paligjshëm, duke përshkruar terapi, i prezantuar si internist-endokrinolog dhe duke përdorur faksimile mjekësore me emrin e ordinancës.

Përveç kësaj, Prokuroria thotë se i pandehuri ka pasur edhe barna me afat të skaduar dhe ka vazhduar punën edhe pasi Inspektorati Shëndetësor kishte vendosur shenja për ndërprerje të aktivitetit për shkak të mungesës së licencës.

Ai akuzohet se më 30 maj 2025, ka hequr shenjat zyrtare të vendosura nga inspektorati për të vazhduar aktivitetin ilegal.

Prokuroria e ngarkon atë me tri vepra penale, “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.

Prokurori i çështjes i ka propozuar Gjykatës që pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Gjithashtu lexoni:

Lladrovci: Në vitin 2021 më luftoi më së shumti Sami Lushtaku

ZRRE-ja nuk ndryshon qëndrim, përgatit ankesë ndaj Komerciales

I përkeqësohet gjendja shëndetësore gjatë udhëtimit, vdes një 62-vjeçar në Gjilan

Komandanti i KFOR-it: Tensionet në veri dëshmojnë nevojën për dialog të sinqertë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it

Kosova News 30/06/2025 30/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Interi eliminohet nga Kupa e Botës për Klube
23:18 -30/06/2025
Lladrovci: Në vitin 2021 më luftoi më së shumti Sami Lushtaku
22:48 -30/06/2025
Messi pritet të largohet nga Inter Miami
22:05 -30/06/2025
Hasani: Vendimi i Kushtetueses nuk është i qartë për politikën
21:31 -30/06/2025
ZRRE-ja nuk ndryshon qëndrim, përgatit ankesë ndaj Komerciales
21:04 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?